Xhevdet (Tahir) Molliqaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Xhevdet (Tahir) Molliqaj

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 00:31
Xhevdet (Tahir) Molliqaj

Thonë që koha shëron plagët por plaga jonë veç po rritet. Mungesën tënde e ndjejmë e në çdo hap që bëjmë.

Vuajmë pse vdekja të mori aq shpejtë dhe aq papritur. Ike në lulen e rinisë e si ngushëllim na i le vetëm kujtimet për çastet e bukura që i kaluam.

Kujtimet për Ty i ruajmë si gjënë më të shenjtë dhe më të vlefshme në jetën tonë. Të vlefshme siç ishe Ti i dashur vëlla.

Plot 10 vite po bëhen, që kur Ti më nuk je në mesin tonë i dashur vëlla.

Në këto 10 vite pa Ty na ka shoqëruar vetëm pikëllimi dhe shpresa se një ditë do të bashkohemi.

Nuk ka fjalë që përshkruan dhimbjen e pikëllimin që e ndjejmë, sepse ajo që ndjehet në zemër nuk thuhet me fjalë.

Përherë të mbajmë në zemër ndonëse jo fizikisht nuk je në mesin tonë, por përmes rrezeve të diellit e ndjejmë rrezatimin e mirësisë të të karakterizonte. 

Eh sa do të donim ta kthenim kohën prapa për ta jetuar dhe për ta zgjatur momentin e fundit pranë teje.

Përkujtojnë me mall: Vëllezërit Zeqiri, Bujari, Burimi, motrat Doni, Kimeti, Faketi, bashkëshortja Shehrija me djemtë Denisi, Leonisi, dhe mbarë familja MOLLIQAJ.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat