Sot u bë 1 vit që të përqafova për herë të fundit, të shtrëngova fort por Ti ishe e vdekur..
Ah sa vështirë e kam të shkruaj këto vargje për Ty oj Nëna ime , që aq shumë më deshte, dhe aq shumë më kishte marrë malli për Ty.
Ti kurrë s'arrite të çmallesh me mua as unë me Ty, se isha në tokën e huaj andaj falëm oj Nënë që nuk mund të vija sa herë është dashur ta gëzoj zemrën, kurse tash vështirë e kam të hyj edhe në oborr, të mësohem me mungesën tënde, sepse kahdo që shkoj po më ndjek hija jote dhe shikimi yt i dashur oj Nënë!
Por dasht Zoti që një ditë të bëhemi bashkë atje në dimensionin tjetër të jetës ku je Ti ,atje ku flitet vetëm gjuha e bukur e engjëjve, oj e shtrenjta dhe e dashura ime Nënë!
E përkujton: Vajza Servetja, me bashkëshortin Ukën, me fëmijët Leoni, Besarta dhe Andi.