Sot më 04.08.2018 u bënë 4 muaj pa vëllain, dajën tonë, i cili humbi jetën tragjikisht në Dallas të U.S.A në moshën 43 vjeçare
Humbja jote hapi plagë të madhe se ne ishim të plagosur se kemi humbur motrën në moshë më të re se Ti Vëlla.
Ti ike na i le tre fëmijë, ajo nuk arriti të bëhet Nënë. Ndoshta ju deshët të jeni bashkë por Nëna jonë nuk i meritoj këto përjetime
se na ka rritur me shumë halle.
Jetët tona po vazhdojnë por asgjë s'është si më parë.
Zemra është thyer nga mërzia, lotët rrjedhin në qetësi për Ty.
Krenaria për Ty na mban gjallë e të fortë, se Ti jetove 20 vite pa e parë vendlindjen që aq shumë e deshte.
Por ne e dimë se nuk koha nuk kthehet pas kur ishim bashkë e të lumtur si familje, por ngado që shkojmë, çfarëdo që bëjmë
të mbajmë në zemrat tona.
Të kujtojmë me mallë të përjetshëm: Nëna Hajrija, motra Nexhmija me fëmijët Arbresha, Arlinda, Albulena, Kreshniki, Albani,
Familja Panxhaj nga Peja dhe familja Kelmendi nga Linz i Austrisë.