Profesori shqiptar në SHBA flet për “Bota sot” rreth situatës së krijuar pas sulmit në Kapitol

Politika

Profesori shqiptar në SHBA flet për “Bota sot” rreth situatës së krijuar pas sulmit në Kapitol

Nga: A.M. Më: 7 janar 2021 Në ora: 21:17
Të mërkurën brenda Kapitolit

Profesori nga Kosova, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Binak Maxharraj ka folur për situatën që po zhvillohet në SHBA, pas sulmit që ndodhi në Kapitol, ku pritej të certifikohej presidenti i ri, Joe Biden.

“Derisa në Kosovë pati sukses grusht shteti i përgatitur nga Richard Grenell, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa për rrëzimin e qeverisë Kurti, të mërkurën në Amerikë dështoi grusht shteti për të penguar ndërrimin e qeverisë së re të SHBA-ve në krye me Joe Biden.

Kjo së çfarë ndodhi të mërkurën në Amerikën demokratike nuk është parë në qindvjeteshin e fundit. Ndërrimi i pushteteve në Amerikë gjithmonë është bërë sipas rregullave demokratike dhe fer duke ia uruar detyrën njëri tjetrit.

Por të mërkurën nuk ndodhi kështu në prag të ndërrimit të pushteteve për në Shtëpinë e Bardhë u bënë protesta të mëdha të fuqishme të simpatizuesve të Presidentit Donald Trump. Demonstruesit si nëpër filma u ngjiten në ndërtesën e Kapitolit për të hyrë brenda. Ishte rrëmujë e madhe. U angazhuan edhe garda kombëtare, ushtria dhe policia. Pati përleshje midis protestuesve dhe organeve të sigurisë të cilët reaguan ashpër ndaj protestuesve. Pati edhe të lënduar, por edhe të plagosur me armë zjarri. Diçka e këtillë nuk ka ndodhur në historinë më të re të Amerikës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ndërkaq, profesori ka cituar mediat ndërkombëtare të cilat këtë sulme në Kapitol e kanë quajtur tentim për grusht shtet.

“Mediat siç CNN, etj, këtë protestë e quajtën si tentim për grusht shtet, nga cili edhe dështoi certifikimi i zgjedhjeve në të cilat bindshëm i fitoi demokrati Joe Biden. Por as në arenën ndërkombëtare Donald Trump nuk tregoi ndonjë sukses, më shumë ai i prishi urat e bashkëpunimit me shtetet tjera se sa i ndërtoi ato. Shumë marrëveshje ndërkombëtare i hodhi poshtë, ishte shqetësuese ftohja e marrëdhënieve me Evropën, e sidomos me z.Angela Merkel”, ka deklaruar ai.

Më tej, profesori ka folur për presidentin e ri të SHBA-vë, ku ka thënë se Joe Biden është një ndër figurat e fuqishme, i cili dha kontribut të fuqishëm në çlirimin e Kosovës

“Amerikanet me të drejtë votuan për demokratin Joe Biden, një veteran i moçëm në politikë dhe një bashkëpunëtori i ngushtë i presidenteve të mëparshëm si George W Bush(i vjetri) dhe George W Bush (i riu) por lidhje të forta pati edhe me presidentët Clinton dhe Barack Obama nga të cilët ka një përvojë të çmueshme në udhëheqjen e shtetit më të fuqishëm të botës.

Joe BIden është edhe një nga figurat e fuqishme, krahas Clintonit dhe z.Olbrajt, i cili dha kontribut të fuqishëm në çlirimin e Kosovës”, ka potencuar Maxharraj për “Bota sot”.

Sa i përket protestave të mërkurës, profesori ka cituar presidentin Biden, ku ka thënë se përgjegjësia kryesore bie mbi presidentin Trump.

“Përgjegjësia kryesore për këto protesta me rastin e ndërrimit të pushteteve në Amerikë bie mbi vet Presidentin në ikje, Donald Trump për shkak të mos pranimit të rezultatit zgjedhor i cili e solli në pyetje sigurinë kombëtare të SHB.

Joe Biden tha se Presidenti në ikje Donald Trump është përgjegjësi kryesor për këto protesta, ani pse sa për sy e faqe i dënoi ato në Twitter, por nevoja ishte aq serioze sa që Trump të mërkurën ishte deshtë të gjendet në Kapitol për qetësimin e protestuesve të cilën gjë nuk e bëri.

Përgjegjësia siç tha Joe Biden bie mbi Trump i cili do të jep llogari para gjyqësisë Amerikane kurdoherë, sepse ishte në pyetje cenimi i sigurisë kombëtare të SHBA”, ka përfunduar Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat