Kush është fajtor i dështimit të koalicionit PDK-NISMA?

Politika

Kush është fajtor i dështimit të koalicionit PDK-NISMA?

Nga: A.Z Më: 17 janar 2021 Në ora: 21:55
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka dhënë detaje rreth bisedimeve me ushtruesin e detyrës së PDK-së, Enver Hoxhajt për koalicionin e mundshëm që në fund nuk u realizua. Limaj tha se së pari ka qenë kërkesë e Hashim Thaçit për t’u ofruar.

Me Enver Hoxhajn kishte dy takime. Sipas tij, në takimin e parë Hoxhaj i ka thënë se kanë nevojë për një koalicion SDCU-CSU, i cili ka zgjatur qe 70 vite. Kurse, në takimin e dytë Limaj tha se Hoxhaj i ka thënë se duhet të konsultohet me strukturat e partisë.

“Për besë nuk e di pse nuk ndodhi koalicioni. Iu kemi ofruar PDK-së për shkak të një goditje kombëtare por ofertë nuk ka pas”, tha ai.

Limaj shtoi se Hoxhaj pastaj nëpërmjet telefonit i ka thënë se kryesia e PDK-së ka marrë vendim që të shkoj e vetme në zgjedhje.

Lidhur me këtë analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se mos realizimi i bashkimit të forcave të Nismës me PDK-në, ka kuptimin e shkrirjes së Nismës, kështu nëse partia e Fatmir Limaj konkuron e vetme atëherë është e vështir të kalonte pragun e 5% për tu bërë parti parlamentare.

Sipas tij, fajtor për mos reazlimin e koalicionit mes Nismaj dhe PDK nuk është Hoxhaj, por burgosja e Hashim Thaçit dhe e Kadri Veselit

“Mos realizimi i bashkimit të forcave të Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt me PDK-në e ka kuptimin e shkrirjes së Nismës, nëse partia e Fatmir Limajt konkuron e vetme gjatë zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit zor se do mbërrijë të kalonte pragun e 5% për t'u bërë parti parlamentare. Fajtor për mosrealizimit e koalicionit të Nismas me PDK-në nuk është Hoxhaj, por burgosjet e miqve të luftës së Fatmir Limajt, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, të cilët, gjatë gjithë cikleve zgjedhore njëzetvjeçare e mbanin gjallë partinë e vogël të Nismës Socialdemokrate të Limajt”, tha ai.

Tutje ka thënë se Qëllimi i Enver Hoxhajt, ka qenë që me burgosjen e Thait dhe Veselit, Fatmir Limajn ta largoj nga partia e PDK-së, kështu që me mos koalicionimin me Limajn, Enver Hoxhaj dale nga dalë do të shkëput lidhjet me ish-komandantët politikë të UÇK-së me qëllim për ta bërë PDK-në më të ndershme e më intelektuale.

“ Këtë mosrealizim koalicionues e dëshmoi edhe vet Limaj që tha se: "për besë nuk e di pse nuk ndodhi koalicioni" me PDK-në. Qëllimi i Enver Hoxhajt ka qenë që me burgosjen e Veselit e Thaçit ai, nga partia e PDK-së të largonte edhe mikun e tyre të luftës Fatmir Limajn. Pra me shkuarjen e Thaçit dhe Veselit në Hagë vërehet qartë vetmia politike e Fatmir Limajt. Me mos koalicionimin me Fatmir Limajn, ushtruesi i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, dal nga dalë do të shkëput lidhjet me ish-komandantët politikë të UÇK-së për ta bërë PDK-në më të autoritetshme, më të ndershme e intelektuale. Pra, me largimin e Thaçit dhe Veselit do marrë fund edhe fuqia politike e Fatmir Limajt, e cila gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare ka mbetur pa asnjë përkrahje politike”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat