Largimi i Hotit, Veliut dhe Rugovës nga Kryesia, analisti tregon me kë është bërë gabim

Politika

Largimi i Hotit, Veliut dhe Rugovës nga Kryesia, analisti tregon me kë është bërë gabim

Nga: A.SH Më: 20 mars 2021 Në ora: 22:53
LDK

Është zgjedh Kryesia e LDK-së, në krye me Lumir Abdixhikun.

Ndryshim të pozitave e emra të rinj pati në Kryesinë e re të LDK-së.

Ajo me të cilën ngjalli debat ishte largimi i nënkryetarëve nga Kryesia i Agim Veliut, Avdullah Hoti e Haki Rugovës.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Bujrani në një prononicm për “Bota sot” ka komentuar këtë duke thënë se, ajo çfarë ka bërë LDK është përcaktim i tyre.

Sipas tij, habia më e madhe është largimin i Avdullah Hotit. Kurse largimi i Veliut dhe Rugosvës kanë të bëjnë me përgjegjësit e veta.

“Kjo është çështje e përcaktimit të LDK për këto zgjedhje, është e çuditshme lënja anash e Avdullah Hotit për dy të tjerët edhe është për shkak ndoshta të përgjegjësisë që kanë pas më herët për ngjaret në Podujevë pas humbjes së komunës në zgjedhje, dhe Hakiut i cili është në proces gjyqësor”, ka thënë Bujrani.

Image
Blerim Burjani

 

Ai mendon se, është bërë gabim me Avdullah Hotin që sipas tij i cili ishte një kryeministër i përgjegjshëm dhe i dobishëm për qytetarët

"Duket se është bërë gabim me Avdullah Hotin i cili ishte një kryeministër i përgjegjshëm dhe i dobishëm për qytetarët", përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat