Juristi Muhamet Kelmendit: S’ka rrugë tjetër, ose kthimi i pronave te pronarët, ose çështja e Manastirit të durohet në Strasburg

Politika

Juristi Muhamet Kelmendit: S’ka rrugë tjetër, ose kthimi i pronave te pronarët, ose çështja e Manastirit të durohet në Strasburg

Nga: A.Z Më: 20 maj 2021 Në ora: 21:04
Manastiri i Deçanit

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës, e cila udhëheqet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që ta respektojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit.

“Një provë kryesore e vendosmërisë së tij do të jetë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në maj 2016 mbi regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit”, thuhet në komunikatën e përbashkët të ambasadorëve të QUINT-it.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, e quan vendim kolonial, dhe pa karakter ligjor, sepse sipas tij, Manastiri ka marrë tokat e qytetarëve duke shtuar pronësi të paligjshme.

Kelmendi thotë se në këtë aspektë duhet të punohet në ripërsëritjen e gjykimit dhe në ngritjen e padisë para Gjykatës Evropiane në Strasbug.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit në Deçan është vendim kolonial. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në vitin 2016 është tipik kolonial dhe nuk ka fare karakter ligjor në thelbin e vetë të arsyeshmërisë gjoja juridike. Me atë vendim është marrë toka e qytetarëve shqiptare dhe të komunës dhe iu ka dhënë në pronësi Manastirit. Kjo formë e veprimit juridik mbështetet në bazën koloniale dhe si e tillë duhet të kundërshtohet dhe kurrsesi mos të lejohet ekzekutimi. Manastiri ka marrë tokën e qytetarëve deçanas dhe të komunës, dhe ka shtuar pronësi të paligjshme në hapësirë duke u shndërruar kështu në subjekt tipik kolonialo-juridik me vetë vendim. Këtu lypset të punohet në dy drejtime: 1. Në kërkim të një ripërsëritjeje të gjykimit në mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe 2. Në ngritjen e padisë para Gjykatës Evropiane në Strasburg, kuptohet nëse nuk vepron Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe nuk e anulon vendimin e vitit 2016”, deklaroi ai.

Tutje ka theksuar se në këtë rast ka mosnjohje të vendimit të gjykatës, dhe se është përgjegjësi juridiko-kushtetuese se si Gjykata Kushtetuese e shkeli Gjykatën e Kosovës, që pranoi intervenimet nga vendet e QUINT-it.

Ai thotë se prona e qytetarëve nuk duhet të shkelet, gjë që e dinë edhe Ambasadorët.

“Fakte ka mjaftë. Ka mbi 100 vjet që toka ka qenë në posedim edhe në pronësi të deçanasve dhe të komunës. Juridikisht është e qartë. Në norma qëndron se çdo pronësi e paluajtshme që posedohet mbi dy decenie pa kontestim juridik kalon në pronësi të posedueseve të pronës së paluajtshme. Këtu buron e drejta e mosnjohjes së vendimit të gjykatës. Të vjen rendë dhe është tërësisht papërgjegjësi juridiko-kushtetuese se si Gjykata Kushtetuese e shkeli Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e Republikës dhe pranojë intervenimet politike si tash të Ambasadorëve të vendeve te QUINT-it, dhe nxori një vendim antikushtetues. Ambasadorët e dinë mirë nga vendet nga vijnë se prona është e drejtë themelore dhe e paprekshme e çdo njeriu dhe të qytetari te vendet demokratike. Ajo nuk guxon të shkelet dhe qytetarët janë të paprekshëm në pronë”, ka shtuar ai.

Kelmendi më tej deklaroi se rruga e cila kalon për Plavë nuk duhet të anashkalohet, dhe se vendimi i Gjykatës duhet të kundërshtohet nga komuna, qytetarët si dhe Qeveria.

Ai shton se Gjykata Kushtetuese e Kosovës duhet t’I anulojë intervenimet nga vendet e QUINT-it, sepse ka karakter joligjor, por nëse nuk veprohet kështu, çështjen duhet dërguar në Gjykatë Evropiane.

“E në Kosovë pse duhet të veprohet ndryshe! Jo. Vendimi i gjykatës është i padrejtë, ndërsa rruga që kalon për Plave nuk duhet të anashkalohet me dhjetëra kilometra, pse Manastiri nuk e lejon kalimin në rrugën historike që është përdorur nga deçanasit që kanë shkuar në bjeshkët e veta. Vendimi kolonial i gjykatës duhet kundërshtuar nga komuna, qytetarët dhe nga Qeveria. Bazë juridike ka. Intervenimi i Ambasadorëve të QUINT-it është politik dhe ka karakter jo ligjor në të drejtën e pronësisë. Nuk ka asnjëri qëndrim a bazë juridike vendimi gjykatës dhe atë duhet me revizion të anulon vetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pronën tua rikthej pronarëve real. Nëse nuk veprohet kështu duhet domosdo çështjen për të dërguar në Strasburg te Gjykata Evropiane. Rrugë tjetër nuk ka juridike”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat