Gjenocidi i Serbisë gjatë luftës, opsioni për padi i Kosovës mbetet Shqipëria

Politika

Gjenocidi i Serbisë gjatë luftës, opsioni për padi i Kosovës mbetet Shqipëria

Nga: A.M. Më: 25 qershor 2021 Në ora: 16:28
Ilustrim

Tashmë ka një kohë të gjatë që është paralajmëruar ngritja e padisë ndaj Serbisë për krimet e kryera në Kosovë.

Por, kjo padi nuk mund të bëhet nga Kosova pasi që nuk është anëtare e OKB-së.

Por, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se Shqipëria mund ta bëjë një padi të tillë ndaj Serbisë.

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Shqipëria mund ta bëjë një padi të tillë.

Ai shprehet se për këtë padi mund të këtë një problem që e pengon të realizohet.  

“Shqipëria ka mundësi të padis shtetin serb, mirë po është problem që të ndodhë një gjë e tillë, pasi që edhe sikur të donte ta bënte Bashkësia Ndërkombëtare do ta pengonte”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Krasniqi ka theksuar se padia për krimet serbe në Kosovë është dashur pol bëhet vite më parë.

“Shteti shqiptar mund ta bëjë, por a do ta bëjë është një jo e madhe sepse ata janë përafruar shumë mes vete e ku synojnë edhe bashkë të shkojnë drejt BE-së duke i mbyllur sytë nga e vërteta. Padia është dashur të bëhet shumë vite më parë,  e jo të pritet deri në këtë, kur çdo gjë është kthyer kundër nesh, e që siç po shihet nga presioni i BE-së dhe SHBA-së edhe ne sikur të mundeni s`do të na lejonin, pasi që ata duan që ta mbyllin dialogun dhe s'duan që problemi të vazhdoj akoma mes dy vendeve”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat