Grenell u kritikua që uroi festën e Vidovdanit/Vjen reagimi nga analisti: “Punë e madhe se përshëndeti një betejë të falsifikuar”

Politika

Grenell u kritikua që uroi festën e Vidovdanit/Vjen reagimi nga analisti: “Punë e madhe se përshëndeti një betejë të falsifikuar”

Nga: A.Z Më: 29 qershor 2021 Në ora: 18:57
Richard Grenell

Dje serbët kanë festuar kremten e Vidovdanit që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës.

E këtë festë e kishte uruar ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Sot nderojmë heronjtë Vidovdan. Në këtë ditë në 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Lazar dhe dëshmorët e shenjtë serbët”.

Lidhur me këtë ,analisti Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Grenell ishte mjaftë i fuqishëm, duke dhënë prova se ishte i fuqishëm në presidencën Trump, madje edhe aktor kur u nënshkrua marrëveshja shqiptaro serbe.

Ai shtoi se tani Grenell tani kur nuk është zyrtar bënë përshëndetje për Betejën e ballkanasve në Fushë Kosovë.

“Grenell sot është një qytetar amerikan, një ish zyrtar shumë i rëndësishëm amerikan që ka dhënë prova se ishte shumë i fuqishëm në presidencën Trump, që ka treguar se ishte aktor i fuqishëm në kohën kur në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua marrëveshja shqiptaro serbe në prani e kujdes të presidentit Tramp, ka treguar se pati fuqi ta stopojë Albin Kurtin i cili thotë ende sot se nuk e kam lexuar akoma atë marrëveshje me garanci të Shtëpisë së Bardhë, por që në fakt po zbatohet nga amerikanët. Pra, Grenell funksionar amerikan ishte mjaft i fuqishëm për Kosovën e botën shqiptare. Sot kur ai nuk është zyrtar bën përshëndetje për Betejën e ballkanasve në Fushë Kosovë të 1389. Grenell njeri është dhe e din gabim siç e dinë e duan ta dinë gjithë serbët gabim të vërtetën historike të Betejës së Fushe Kosovës”, tha ai.

Shahu më tej ka potencuar se fati i Kosovës është në duart e Amerikës, por jo të zyrtarëve, prandaj në këtë rast, Grenell ka zbatuar politikën amerikane.

Ai shtoi se edhe historia e di se Beteja e Fushë Kosovës nuk ishte as betejë e serbëve dhe as e Kosovës, por e ballkanasve që e humbën atë betejë. Madje, Shahu thotë se kjo nuk është një tragjedi shqiptare që duhet të vajtojnë të gjallë e të vdekur.

“Punë e madhe se përshëndeti një betejë të falsifikuar Grenell. Historinë nuk e shkruan Grenell, të sotmen ai e shkruan si zyrtar amerikan nëse ngarkohet të merret me Kosovën. Fati i Kosovës është në duart e Amerikës e jo te një a dy zyrtarëve të ndryshëm amerikane, mendoj unë. Grenell si zyrtar ka zbatuar politikën amerikane, si qytetar bën çfarë shakaje të dojë, shkruan edhe historinë e Ballkanit e ndeshjen e ballkanasve me osmanët në 1389. Bota shqiptare dhe fati i shqiptarëve nuk sillet rreth një ish zyrtari amerikan me emrin Grenell apo çfarëdo emri. Fatkeqësisht ne investojmë gjithë kohën dhe energjitë tek një urim i tij për festën serbe të festimit të humbjes në përplasjen e ballkanasve me turqit. Historia e di se Beteja e Fushë Kosovës nuk ishte as e serbëve as e Kosovës, por e ballkanasve që e humbën atë betejë. Siç kanë shaluar rrenën serbët e ka shaluar edhe Grenell. Por, kjo nuk është një tragjedi shqiptare që duhet të vajtojnë të gjallë e të vdekur. Më duket se po luftojmë me mullinjtë e erës”, përfundoi Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat