Veprimtari ka një thirrje urgjente për LDK-në: Kjo është detyra historike e lidershipit të ri

Politika

Veprimtari ka një thirrje urgjente për LDK-në: Kjo është detyra historike e lidershipit të ri

Nga: P.R Më: 29 qershor 2021 Në ora: 22:15
Lumir Abdixhiku

Tashmë kur po afrohen zgjedhjet lokale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, LumirAbdixhiku, ka filluar të jetë shumë aktiv në terren.

Pasi LDK ka zyrtarizuar shumicën e kandidatëve për kryetar komunash, Abdixhiku po viziton çdo Komunë të Kosovës duke prezantuar kandidatët e tij dhe duke u takuar me elektoratin e LDK-së.

E sipas veprimtarit të hershëm të LDK-së dhe ish bashkëluftëtarit të SaliÇekajt, SaimTahiraj, këto vizita janë sinjal se LDK po rilidhet me bazën.

“Mendoj se ende nuk ka filluar seriozisht fushat parazgjedhore për zgjedhjet lokale, megjithatë këto vizita të kryetarit të LDK me kryesinë janë një sinjal i mirë se diçka po fillon. Njëri ndër shkaqet kryesor se LDK ra në këtë pozitë shumë të pafavorshme ishte shkëputja me bazën. Këtë e pati potencuar edhe kryetari i LDK-së Z. Abdixhiku në disa intervista para se të zgjidhejkryetar. Këto vizita që filluan në kohën e fundit janë një shenjë e mirë se diçka po fillon për së mbari, uroj që të vazhdohet edhe më tutje me një intensitet më të shtuar”, thotë Tahiraj për “Bota sot”.

Sipas tij, reformat duhet të ndodhin në secilën degë dhe nëndegë të LDK-së.

Image
Saim Tahiraj

“Para se të fillojnë me fushatën reale zgjedhore, mendoj se në secilën degë duhet të zgjidhen disa probleme të cilat i kanë shoqëruar në vazhdimësi. Rasti i Podujevës nuk ishte shembulli i mirë që duhet ndjekur edhe në degët tjera. Reformat duhet të ndodhin në secilën degë dhe nëndegë, por duhet të jemi të kujdesshëm edhe me kuadrot e vjetra të cilët kanë dhanë kontribut jashtëzakonisht të madh në LDK. Nuk guxojmë që në emër të reformimit ti lëndojmë ata dhe ti distancojmë nga aktivitetet mëtutjeshme. Duhet zgjedhur rrugën më të mirë të komunikimit dhe të gjitha gjeneratat; të vjetrit, të mesmit dhe të rinjtëbashkërisht të ecim përpara”, shprehet Tahiraj.

Më tej, Tahiraj thotë se LDK sa më parë duhet t’i caktojë kandidatët për kryetar komunash edhe në ato komuna ku nuk i ka caktuar ende.

“Nuk e kemi luksin e linçimit, diferencimi dhe nënçmimit të asnjë individi, porafrimin e secilit që dëshiron të aktivizohet dhe të japë kontributin në LDK. Mendoj se sa më parë që është e mundur të publikohen emrat e të gjithë kandidatëve të mundshëm për kryetar komunash. Pikërisht këto probleme në disa degë të LDK-së, që i ceka më lartë,e kanë pamundësuar caktimin e kandidatëve të mundshëm për komunat përkatëse. Në këtë drejtim, mendoj se lidershipi i LDK-së është vonuar. Sa më parë të zgjidhen problemet ekzistuese, të trashëguara dhe mos të shkojmë në zgjedhje me to sepse do dëmtohemi prapë. Në kuadër të këtyre problemeve bëjnë pjesë edhe degët e LDK-së jashtë vendit. Deri më tani nuk ka shenja se do të ndodhë ndonjë ndryshim por dyshoj se do shkojmë në zgjedhje lokale bashke me to. Në degët jashtë vendit duhet ndryshim rrënjësorë. Politikat linquese, diferencuese, përjashtuese dhe të nënçmimit duhet sa më parë të ndërpriten! Sa më parë që është e mundur të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe të zgjidhen një kryesi dhe kryetar legjitim, nga vota e lirë e delegatëve e jo të imponohen nga Prishtina, siç ka ndodhur deri më tani”, deklaron Tahiraj.

“Njëherë e përgjithmonë të vendoset një vijë e vetme institucionale e komunikimit, në mes të kryetarit dhe kryesisë legjitim të degës së LDK-së në Zvicër me kryetarin dhe kryesin e LDK-së në Prishtinë. Jo më, si deri më tani që secili regjion të ketë nga një kryetarë të LDK-së! LDK nuk është parti e regjioneve, komunave, feudeve apo katundeve dhe lagjeve, ajo është parti e gjithë Kosovës, parti e unitetit, bashkëpunimit, tolerancës, shtet formimit dhe shtet ndërtimit”, theksonTahiraj për “Bota sot”.

Sipas Tahirajt, lidershipi i ri e ka për detyrë historike të eliminojë këto defekte serioze që e dëmtuan shumë LDK-në.

“Caktimi i kandidatit për komunën e Prishtinës, mendoj se nuk ishte shembulli më i mirë, pa dashur ta kontestoj autoritetin dhe përgatitjen profesionale të kandidatit. Deklarimi i tij se është apartiak dhe se do mbetet i tillë, por do garoj vetëm përmes LDK-së, ngjalli pakënaqësi dhe reagime te anëtarësia e LDK-së. Kur anashkalohen kuadro jashtëzakonishtkredibile dhe të përgatitura profesionalisht, është një sinjal i keq se kontributi shumë vjeçar i tyre në LDK nuk çmohet dhe respektohet por merren kuadro të pavarura. Atëherë lind pyetja se pse po u dashka të kontribuojnë në LDK kur anashkalohen dhe merren kuadro jashtë partisë? “, shprehetTahiraj.

Për fund, Tahiraj bën thirrje për unitet brenda LDK-së, në mënyrë që kjo parti të dalë fituese në zgjedhjet lokale të tetorit.

“Në këtë pikë duhet të jemi të kujdesshëm dhe mos ti lëndojmë aktivistet dhe veprimtarët shumëvjeçare të LDK-së. Se a do rikthehet fuqishëm LDK në zgjedhjet komunal, varet kryesish nga kjo, se sa është e aftë kryesia dhe kryetari i LDK-së ti riparoj këto gabime të shtresuara dhe të fillojmë të gjithë të bashkuar. Na duhet më tepër se kurrë uniteti, toleranca dhe bashkëpunimi, nuk kemi kohë për të humbur. Të punojmë për të afruar çdo individ, askush nuk është i tepërt në LDK”, përfundon për “Bota sot”, veprimtari i hershëm i LDK-së, SaimTahiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat