Padia kundër Serbisë/ Ish-zv. ministri i MPB-së “godet” Edi Ramën

Politika

Padia kundër Serbisë/ Ish-zv. ministri i MPB-së “godet” Edi Ramën

Nga: N.Sh Më: 30 qershor 2021 Në ora: 23:00
Edi Rama

Qeveria e Kosovës, ka vendosur që mos të zmbrapset sa i përket padisë për gjenocid kundër Serbisë.

Kështu kanë deklaruar zyrtarë të Qeverisë, të cilët kanë treguar se nuk do të zmbrapsen dhe që janë në përgatitje të dokumentacionit për të çuar deri në fund këtë çështje.

Mirëpo, kundër padisë për Serbinë janë opozita në Kosovë, sidomos partitë e dala nga lufta që ishin në pushtet deri tash.

Për këtë çështje, ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava thekson se, edhe më tutje në Kosovë frekuentojnë kombinime të ndryshme për definimin e statusit të Kosovës, sikur që ishte në kombinim edhe ndërrimi i territoreve mes Serbisë dhe Kosovës ku ideator dhe ndërmjetësues kryesor ishin Rama-Vuçiq-Thaçi, prandaj, sipas tij, këto kombinime ende nuk kanë përfunduar, edhe që tani më qartë po shihet se plani i këtyre të treve, që është vlerësuar si i gabueshëm ngase do të prodhonte luftëra për regjionin e më gjerë, është ndryshuar me model tjetër përsëri nga Rama e Vuçiq.

Prandaj, sipas Tërnavës, Qeveria e Shqipërisë e drejtuar nga Edi Rama po heziton, që t’i jep mbështetje qeverisë Kurti për ngritjen e padisë ndërkombëtare kundër shtetit serb për krimet e luftës dhe gjenocid. 

“Në një intervistë për mediat serbe, pas samitit të liderëve të Ballkanit në Tiranë, kryeministri Rama nuk i ka dhënë mbështetje Qeverisë Kurti në fillimin e përgatitjes së padisë̈ kundër shtetit serb, duke deklaruar se padia eventuale e Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid është çështje tepër e komplikuar, por para së gjithash është edhe një vendim i pavarur i Kosovës dhe nuk është çështje e Shqipërisë. Prandaj në krejt këtë të thënë nga ana e Ramës, qartë kuptohet kjo që Rama preferon që të lihet anash e kaluara dhe të bisedohet vetëm për të ardhmen, për pajtim dhe bashkëpunim, pa e ndjekur krimin serb të së kaluarës së afërt sepse ai e ka thënë qartë se ne duhet të fokusohemi tek zgjidhja e këtij konflikti dhe tek e ardhmja”, thekson ai.

Image
Hajrullah Tërnava

Sipas tij, duhet të mendohet më shumë se sa vite mund të vazhdohet të humbim duke mos zgjidhur këtë konflikt, dhe nuk ka fitues pa zgjidhje.

“Rama ka thënë se gjenocidi është një fjalë shumë mirë e përkufizuar në arkitekturën juridike të njerëzimit por ai mendon se do të ishte jo një iniciative që do të sillte rezultate, që do të ndihmonte paqen dhe bashkëpunimin, por është një vendim i pavarur i tyre dhe jo Shqipërisë apo i shqiptarëve mirëpo kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të vazhdon  me paralajmërimin serioz se Qeverisja e tij nuk do të heq dorë nga ngritja e padisë̈ kundër shtetit gjenocidal serb te Millosheviqit-Vuçiqit, shtet ky që akoma drejtohet nga kriminelet e gjalle të luftës gjenocidale, nuk i ndjek të tillët dhe nuk ka kërkim falje, sepse Serbia ende qeveriset nga persona që kanë qenë ministra e zyrtarë të lartë në kohën kur këto masakra kanë urdhëruar e zbatuar”, thekson tutje ai.

Tërnava pohon se, mirë kishte me qenë që shteti i Shqipërisë ta ngris atë padi ndërkombëtarë ndaj Serbisë, sepse me këtë do të nënkuptohej se jemi një komb dhe jemi vëllezër, dhe interesat i kemi të përbashkëta.

“Sikur të luftonte Shqipëria me ndonjë shtet tjetër, i tërë populli i Kosovës do t’iu dilte në ndihmë dhe do të luftonin për Shqipërinë, por nëse këtë padi nuk do ta ndërmerr Rama, atëherë duhet që qeveria e Kosovës qysh tani kërkoj një̈ zgjidhje tjetër alternative për ta paditur Serbinë për krime lufte, e sidomos në konsultime me ata që na kanë ndihmuar për çlirim, sikur që është Amerika. Ne duhet gjithsesi që ndihmën  për padi kundër Serbisë ta kërkojmë nga shteti shqiptar, por nëse Rama e refuzon atë, ne duhet të konsultohemi dhe të kërkojmë të na ndihmojnë shtetet mik që na ndihmuan të çlirohemi nga Serbia, dhe sido që të na preferojnë ata njashtu duhet edhe të veprojmë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat