Mashtroi për vizat dhe e dha Çakorrin/ Haradinaj kritikohet ashpër për akuzat ndaj Kurtit, ja pse po i bën

Politika

Mashtroi për vizat dhe e dha Çakorrin/ Haradinaj kritikohet ashpër për akuzat ndaj Kurtit, ja pse po i bën

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 3 korrik 2021 Në ora: 08:33
Albin Kurti, Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj vazhdon ende me kritika ndaj Qeverisë Kurti.

Madje, në deklaratë e fundit e ka quajtur Kurtin mashtrues lidhur me punësimin e familjarëve.

“A e dini që sot nuk ka deputet as ministër të pushtetit që s’e ka një e më shumë familjar të punësuar, si ka mundësi që vetëm familjarët e deputetëve dhe ministrave të pushtetit qëlluan ata që kanë ekspertizë?”, tha ai.

Këto ofendime të njëpasnjëshme ndaj Kurtit, madje shpesh herë edhe për liberalizimin e vizave, e që më parë kishte premtuar edhe vetë Haradinaj por që nuk e mbajti premtimin, a e dëshmojnë gjithë këto se Haradinaj nuk po mund të pajtohet me faktin se Kurti ka marrë mbi 50 peër qind të votave në zgjedhje dhe se është kryeministri më i votuar?

Për këtë, njohës të çështjeve politike kanë folur për gazetën “Bota sot”.

“Qytetarët e dine se kush është Haradinaj”

Analisti Sulejman Mehazi, ka deklaruar se Haradinaj ka të drejtë ta kritikojë Kurtin vetëm kur ka fakte, madje analisti përmend edhe liberalizimin e vizave, që Haradinaj ia la Kurtit këtë peshë të madhe, duke i mashtruar me premtime edhe qytetarët.

Image
Sulejman Mehazi

“Ramush Haradinaj duhet të di e të kuptojë se është në opozitë dhe detyra primare e tij është të kritikojë kryeministrin Kurti me argumente e jo të ofendojë e akuzojë si hajn, mashtrues e me radhë. Se sa hajn e mashtrues do jetë Albin Kurti do shihet gjatë e pas mandatit të tij qeverisës katërvjeçare e jo gjatë 100 ditëshit të qeverisjes së tij. Liberalizimi i vizave është plagë e qeverisjes njëzetvjeçare të Haradinajt e jo të qeverisjes së Kurtit, këtë peshë të madhe Kurtit ia ka lënë vetë Haradinaj duke mashtruar qytetarët me premtime të zbrazura dhjetëvjeçare për liberalizimin e vizave”, ka thënë Mehazi.

Ai ka shtuar tutje se përderisa qytetarët e njohin Haradinajn, ai nuk ka të drejtë të kritikojë, madje ai gjatë mandatit të tij, Malit të Zi ia dha Çakorrin.

Mehazi thotë se nëse Kurti do të ishte mashtrues, nuk do të merrte mbi 50% të votave, sepse sipas tij, hajnat politikë nuk mund t’i arrijnë këto vota asnjëherë.

“Haradinajt nuk i ngjan ta kritikojë Kurtin për shkak se qytetarët e Kosovës e dinë se kush është, dy herë ishte kryeministër i Kosovës, jo që nuk bëri asgjë me liberalizimin e vizave, po ia dha Malit të Zi Çakorrin. Pra, cili është hajn e mashtrues para qytetarëve të Kosovës, Haradinaj që me dy mandatet e tij qeverisëse mashtroi rëndë qytetarët apo Kurti me 100 ditë qeverisje? Të ishte mashtrues Albin Kurti nuk do fitonte mbi 50% të votave gjatë zgjedhjeve parlamentare, përkundër mashtruesit Haradinajt me 7% të votave. Mashtruesit e hajnat politikë kurrë nuk mund të marrin mbi 50% të votave, përkundër mashtruesve të tipave të Haradinajt me 7 % të votave”, shtoi tutje ai.

“Qeveria Kurti në rrugë të mbarë për t’i shërbyer vendit”

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Adem Bytyçi, ka potencuar se e gjitha kjo është për arsye që dështoi Haradinaj të bëhej president, prandaj tani i kanë mbetur vetë kritikat ndaj Kurtit, përfshirë kështu edhe për liberalizimin e vizave duke e akuzuar atë.

Image
Adem Bytyçi

Bytyçi shtoi tutje se Qeveria e tanishme është në rrugë të mbarë, pa marrë parasysh kritikat e kundërshtarëve që duan të kthehen prapë aty ku nuk e meritojnë.

“Reagimi i Hardinajt kundër Kurtit është pasojë e frustrimit të Haradinajt për shkak të pa mundësisë për t'u bërë President i Kosovës. Është vështirë për z.Hardinaj humbja e pushtetit, prandaj nuk e ka aq lehtë për t'iu adoptuar jetës si opozitar, të vetmen mundësi për t'u ngushëlluar i kanë mbetur kritikat ndaj Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë Kurti. Është e pa kuptueshme për ata të cilët patën dezinformuar qytetarët e Kosovës se iu ishin liberalizuar vizatë, por kjo rezultoi të mos ishte e vërtetë, njëri ndër ta ishte edhe Ramush Haradinaj , tani të njëjtit të akuzojnë Kurtin për mos liberalizim vizash është më tepër se qesharake. Qeveria Kurti është në rrugë të mbarë për t'i shërbyer vendit me devotshmëri, duke i luftuar shumë fenomene negative të cilat janë pasojë e keqqeverisjes së vendit nga QEVERITË para qeverisë Kurti, pa marrë parasysh çka thonë kundërshtarët politik të Kryeministrit Kurti, qëllimi i të cilëve është që përsëri t'i kthehen pushtetit me çdo kusht, pavarësisht se nuk e meritojnë”, përfundoi Adem Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat