Plani ‘sekret’ i Beogradit për ripushtimin e Kosovës!/ Kelmendi zbulon prapaskenat

Politika

Plani ‘sekret’ i Beogradit për ripushtimin e Kosovës!/ Kelmendi zbulon prapaskenat

Nga: A.Morina Më: 8 gusht 2021 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Ditë më parë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, deklaroi publikisht se Serbia do të luftojë për Minierën e Trepçës.

“Serbët në Kosovë e dinë që do të jetë e vështirë çdo betejë për ruajtjen fizike të Termoelektranës në Zveçan apo Liqenit të Gazivodës, sikurse edhe Minierën e Trepçës, sikurse edhe minierat tjera të vogla, veçanërisht në Leposaviq”, ka thënë Vuçiq.

“Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të luftojmë sepse nuk ka tjetër alternativë.

Kjo deklaratë e presidentit serb u cilësua si shpallje lufte për Kosovën.

Profesori Muhamet Kelemendi në një prononcim për gazetën “Bota sot”, u shpreh se duke u bazuar në deklaratat e presidentit Aleksandër Vuçiq, mund të kuptojmë se qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk kanë ndryshuar asnjëherë.

“Qëndrimet e shtetit serb nuk kanë ndryshuar asnjëherë që me shekuj, ata punojnë dhe tërë aktivitetin e kanë drejtuar kundër Kosovës dhe pasurive të saj”, deklaroi ai.

Krahas këtyre qëndrimeve, Kelmendi përmendi tri qëllimet kryesore të shteti serb, ku njëra ndër to është ripushtimi i Kosovës.

“Në kuadër të pikësynimeve serbe ka disa qëllime konkrete.

1. Ripushtimi i tërë Kosovës,

2. Vendosja nën kontroll të qendrave kryesore të Kosovës dhe

3. Ndarja e Kosovës.

Të gjitha këto qëllime e kanë një përfundim: Atë të realizimit të ëndrrës serbe për Kosovën serbe”, theksoi profesori.

Në vazhdim, ai tha se me këto deklarata kërcënuese, Vuçiq po tregon se do të bëjë luftë.

“Edhe deklaratat aktuale të presidentit serb tregojnë se Serbia nuk ka hequr dorë nga pikësynimet mbi Kosovën.

Krimineli Vuçiq e di se ka vështirësi në realizimin e ripushtimit ose të vërjes nën pushtim të bazave kryesore të Kosovës. Krimineli Vuçiq me këtë po tregon se do ta bëjë edhe me luftë”, nënvizoi Kemendi.

Tutje, profesori dha detaje nga plani nëpërmjet të cilit Serbia po tenton ta ndajë Kosovën, aty përmenden qytete si , Fushë Kosova, Mitrovica e Graçanica.

Mirëpo, ai tha se ky plan hynë në funksion nëse nuk arrihet pushtimi i tërë Kosovës.

“Plani serb synon kryesisht Trepçën, Ujmanin dhe veriun e Kosovës me disa qendra kryesore të Kosovës. Eksterritorialiteti serb në vendet kryesore të Kosovës, në drejtim të Graçanicës, Fushë Kosovës, deri në Mitrovicë, si dhe në anën jugore, deri në Shteroc, është pikësynim i ndarjes së Kosovës sipas planit serb.

Aleksandër Vuçiq e tregoi këtë qartë tash dhe tërë aktivitetin e ka drejtuar në këtë pikësynim. Ky është një plan i vjetër serb, kuptohet, nëse nuk arrihet pushtimi i tërë Kosovës”, potencoi ai.

Në fund, Kelmendi përmendi edhe bisedimet në Bruksel, ku Serbia po shkon vetëm për të realizuar synime e saj dhe jo për të arritur marrëveshje me Kosovën.

Po ashtu, ai shtoi se përmes projektit të “Ballkanit të Hapur” po synohet të fitohet kohë, dhe po shkohet në një rrugë shumë të rrezikshme, në rrugën e një lufte të ardhshme në Ballkan.

“Në këtë kuadër janë bisedimet në Bruksel të pasuksesshme, ato bëhen vetëm për të fituar kohë Serbia, në realizimin e pikësynimeve të tilla serbe. Beogradi shkon në Bruksel, jo për marrëveshje, por për mosmarrëveshje, duke synuar pushtimin.

Dhe, këtu ka ndikuar shumë në përfitimin në kohe për Beogadin çështja e "Ballkanit te Hapur". Me këtë po del Beogradi në shtet gjoja demokratik, që është për liri dhe për barazi ekonomike, njerëzore dhe financiare. Në fakt, kështu po ecet në një rrugë shumë të rrezikshme, në rrugën e një lufte të ardhshme në Ballkan”, përmbylli Muhamet Kelmendi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat