“Presidentja e mençur e Kosovës nuk e lejon veten të turpërohet para hallexhinjve”

Politika

“Presidentja e mençur e Kosovës nuk e lejon veten të turpërohet para hallexhinjve”

Nga: A.SH Më: 15 gusht 2021 Në ora: 22:50
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Kosova ka pranuar refugjatët afganë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar rrjedhën se si ambasadori Philip Kosnett i kishte përcjellë një kërkesë nga Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken e cila kishte të bënte me strehimin e përkohshëm të afganëve.

Ajo këtë kërkesë e kishte pranuar pa hezitim, “duke u nisur së pari nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë janë të detyruar të lënë vatrat e tyre për t’i ikur përndjekjeve dhe për të shpëtuar jetë; së dyti, për shkak se si anëtare e denjë e komunitetit të shteteve të lira, Kosova e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe obligimin që rrjedh nga ajo për mos t’i mbyllur derën refugjatëve; dhe e treta, për shkak se ne duhet t’u qëndrojmë miqve tanë, e sidomos Shteteve të Bashkuara në krah, ashtu siç na qëndruan ata neve në të mirë e në të keq”, ka thënë Osmani.

Profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, gjesti i Osmanit është për t’u përshëndetur dhe mospranimi i refugjatëve do të ishte e gjë e turpshme.

Image
Sulejman Mehazi

 

“Gjesti i presidentes së Kosovë, Vjosa Osmanit, me rastin e strehimit të refugjatëve afganë në Kosovë është për t'u përshendetur e do ishte e turpshme e jo humane sikur presidetja e Kosovës të vepronte të kundertën të refuzonte refugjatët afganë, të cilët, për shkak represioneve kanë qenë të detyruar të lënë mallin, pasurinë e shtëpitë e veta, të stërgjyshërve për të ikur e shpëtuar kokat e familjeve nga vdekja”, ka thënë profesori.

Ai shprehet se vet preisdentja dhe qytetarët e Kosovës e kuptojnë më së miri gjendjen e refugjatëve afganë, kjo pasi ata e kanë përjetuar në lëkurën e tyre.

“Situata dhe gjendja e trishtuar e refugjatëve afganë mund të krahasohet me largimin, dëbimin e familjeve dhe qytetarëve shqiptarë të Kosovës nga dhuna dhe represionet serbe të 1999-tes në Kosovë. Kosovarët dhe presidentja Vjosa Osmani më së miri e dinë dhe e kuptojnë statutin e refugjatëve afganë pasi në lëkurën e tyre vetë e kanë përjetuar këtë mallkim të refugjatëve afganë”, shprehet ai Në fund, profesori thotë se ata të cilët nuk pjatohen me Osmanin, janë pa farë ndjenjash shpirtërore e morale.

Sipas tij, historia njerëzore ka treguar se kurrë muhaxhirët e ardhur nuk kanë qenë të rrezikshëm për qytetarët vendas.

Ata që nuk pajtohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, që ka lejuar strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë s'kanë të bëjnë me njerëzoren e humanen, janë pa farë ndjenjash të ndieshme shpirtërore e morale. Historia njerëzore ka treguar se kurrë muhaxhirët e ardhur nuk kanë qenë të rrezikshëm për qytetarët vendas, përkundrazi, duke ditur statutin e tyre, të largimit nga vendlindjet e tyre jo që kanë qenë të kujdesshëm refugjatët, por edhe ju kanë ndihmuar vendasve në çdo punë të tyre. Presidentja e mençur e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e lejon veten të turpërohet para hallexhinjve afganë që nga friga kanë lënë djersën e mundit të jetës, shtëpiat, për të kërkuar ndihmë nga Presidentja Vjosa Osmani dhe qytetarët humanë e mikpritës së Kosovës”, përfundon profesori Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat