Eksperti i sigurisë për strehimin e afganëve: Ata nuk paraqesin ndonjë rrezik

Politika

Eksperti i sigurisë për strehimin e afganëve: Ata nuk paraqesin ndonjë rrezik

Nga: A.SH Më: 30 gusht 2021 Në ora: 22:51
Foto

Dje në Kosovë ka arritur grupi i parë i refugjatëve afganë.

Për t’i pritur në aeroport kishte dalë presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ata që dy janë shprehur se qytetarët e Kosovës e dinë se çfarë do të thotë të detyrohesh të largohesh nga shtëpia, andaj presidentja kishte thënë se për afganët, Kosova ka hapur "jo vetëm dyert, por edhe zemrat tona".

Kurse Kurti tha se afganët që kanë arritur në Kosovë janë mysafirë dhe se tashmë ata janë të sigurt.

Por a paraqesin ndonjë rrezik për vendin tonë?

Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, ardhja e afganëëve në Kosovë është e menaxhuar dhe e kontrolluar nga organet shtetërore.

“Ardhja e refugjatëve nga Afganistani është i menaxhuar, pra i kontrolluar, ku edhe siç jemi njoftuar nga organet shtetërore është folur se të gjithë të strehuarëve do iu bëhet verifikimi paraprakisht. Ndryshe siç edhe shihen, kryesisht janë familje, me dominim fëmijë dhe gra, çka e bënë përveç tjerash të mos shihen të rrezikshëm”, ka thënë ai.

Sipas tij, sepse po të ishte ashtu Amerika nuk do të transportonte rrezikun jashtë kufijëve të atij vendi, e posaqërisht Kosovës, por ata nuk paraqesin ndonjë rrezik.

Ai në fund deklaron se, refugjatët afganë në Kosovë janë të strehuar përkohësisht.

“Përveç këtyre, qysh në Afganistan të gjjthë janë të verifikuar apo nëse mund të themi janë selektuar nga Amerika si njerëz të rrezikuar e jo të rrezikshëm, çka edhe ishte kërkesë e Amerikës për strehimin e tyre nga Kosova, e që sikur të ishin rrezik për vendet jashtë Afganistanit, sigurisht që Amerika nuk do t’i transportonte rrezikun jashtë kufijëve të atij vendi, aq më tepër Kosovës, vend që e konsideron aleat dhe që në vazhdimësi investon në sigurinë e vendit tonë. Edhe ashtu këta refugjatë janë të strehuar përkohësisht”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat