Kelmendi tregon se si mund të ndodhë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë/Ka këtë thirrje për SHBA-të dhe BE-në

Politika

Kelmendi tregon se si mund të ndodhë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë/Ka këtë thirrje për SHBA-të dhe BE-në

Nga: M.H. Më: 4 shtator 2021 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Që nga marrëveshja e nënshkruar në Washington mes Kosovës dhe Serbisë janë bërë sot një vit.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë, në Ëashington, me ndërmjetësimin e presidentit amerikan në atë kohë, Donald Trump.

Në bazë të kësaj marrëveshje Kosova nuk do të lobonte për njohje të reja për 1 vit, ndërsa Serbia do të ndalte fushatën kundër njohjeve të Kosovës, por Serbia ishte ajo që nuk iu përmbajtë kësaj marrëveshje duke e shkelur disa herë.

Në lidhje me këtë temë, analisti dhe profesori Jeton Kelmendi ka folur për “Bota sot”, duke e parë marrëveshjen në Ëashington si një marrëveshje të mirë për të dy vendet.

Sipas tij kryeministri në atë kohë, Avdullah Hoti përmendi një marrëveshje finale mirëpo e njejta nuk u arrit, por pavarësisht kësaj kjo nënshkrimi i kësaj marrëveshje ishte mjatë e mirë.

Image
Jeton Kelmendi

“Mendoj që marrëveshja e Washingtonit e njohur si marrëveshja Trump që e bëri, në fakt nuk ishte ndonjë marrëveshje konvencionale për faktin që marrëveshjet ndërkomëbtarë kërkojnë ratifikim legjislative në gjegjësisht në Kuvendet përkatëse. Më shumë ishte një zotim i cili ishte bërë para ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe unë mendoj që Kosova kishte shkuar me apetite shumë të mëdha, kryeministri i atëhershëm Hoti i rriti pritjet duke thënë se shkohet për njohje por ajo nuk ndodhi. Por unë mendoj që ajo marrëveshje megjithatë kishte të mirat dhe duhet respektohet”, u shpreh ai.

Profesori më tej thotë se ndalimi i lobimit të Kosovë spër njohje të reja nuk ishte e dëmshme për vendin tonë pasi gjatë gjith kohës u refuzonte nga organizatat ndërkombëtare, e që profesori përmend njohjen nga shteti i Izraelit, që e quan historike.

“Kanë kaluar 1 vjet që nga kjo marreveshje dhe përgjatë kësaj kohe, Kosova nuk do të lobonte për njohje të reja ndërsa Serbia do të ndalonte fushatën për çnjohje për Kosovën, dhe mendoj që kjo nuk ishte e dëmshme për vendin pasiqë Kosova edhe ashtu dështonte çdohere që aplikonte në organizatat ndërkombëtare, ndërkohë gjatë kësaj kohe erdhi një njohje shumë e rëndësishme dhe histroike, siç është ajo nga Izraeli. Kjo njohje është mjatë e rëndësishme për Kosovën pasi vënia e raportëve mes Kosovës dhe Izraelit ishte poashtu një punë mjaftë e vështirë për vendin tonë, pastaj dërgimi i Ambasadës në Jerusalem,por ritheksoj që kjo marrëveshje ishte një marrëveshje shumë e dobishme për Kosovën”, tha profesori.

Tutje, Kelmendi thotë se çdo mendim tjetër që nuk përkon me kërkesat e SHBA-ve nuk duhet të merret parasysh pasi Kosova duhet të vazhdoj të mbrojë marrëdhëniet historike që i la presidenti historik, Ibrahim Rugova.

“Çdo mendim tjetër që bie ndesh me mendimin dhe kërkesat e SHBA-ve ai veprim është antishqiptar dhe gjegjësisht anti amerikan sepse prish marrëdhëniet historike që na i la presidenti historik, Ibrahim Rugova me SHBA-të. Pa raporte të mira me SHBA-të, Kosova rrezikon edhe ekzistencën e vet sepse dihet që sponzor i lirisë janë SHBA-të”, theksoi ai.

Në fund profesori shton që në çdo marrëveshje duhet të lëshohet pe andaj kjo marrëveshje në Ëashington duhet të respektohet.

Gjithashtu ai thotë se duhet të kërkohët nga SHBA-të dhe BE-së për të i bërë presion Beogradit që sa më shpejt të ndodhë marrëveshja finale.

“Unë jam nga ata që kam lexuar atë marrëveshje përpikmëri dhe kryesisht është e mirë për Kosovën sepse në çdo marrëveshje duhet të lëshohet nga pak pe, në rast të një marrëveshje tjetër Kosova do të lëshoj pe më shumë dhe ajo do të ishte edhe më e dhimbshme, prandaj duhet të respektohet ajo marrëveshje dhe duhet me këmbëngulë metë merret pjesë në negociata dhe të bëhet presion sa më shumë, të kërkohet nga SHBA-të por edhe nga vendet më të fuqishme të BE-së që të bëhet presion më madhë ndaj Beogradit dhe Kosova e Serbia të nënshkruajnë marrëveshjen ndërkombëtare ku do të kenë njohje reciproke dhe natyrisht do të funksionojn si dy shtete të pavaruara”, përfundon Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat