Frika nga Albin Kurti/ Analisti: Ja çka e detyroi Ramën të deklarohet në favor të Kosovës

Politika

Frika nga Albin Kurti/ Analisti: Ja çka e detyroi Ramën të deklarohet në favor të Kosovës

Nga: A.Z Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 16:47
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ende nuk ka paqe përfundimtare në Ballkan, sepse ka ende probleme për t’u zgjidhur dhe veçanërisht problemi mes Serbisë dhe Kosovës që është një shtet i pavarur, sovran dhe që duhet të njihet nga Serbia.

“Së pari, në nismën “Ballkani i Hapur” dera është e hapur për të gjithë vendet e Ballkanit pa parakushte, por ideja është të mos mbetemi viktimë e vetos së dikujt, një apo një tjetri, që nuk duan atë apo atë. Ne duam të bëjmë diçka të rëndësishme për njerëzit, për rajonin. A është një proces i vështirë? Po, është shumë i vështirë. Nuk është i lehtë, sepse në të njëjtën kohë është një proces paqeje.

Ne ende nuk kemi paqe përfundimtare në Ballkan, sepse ka ende problem për t’u zgjidhur dhe veçanërisht problemi mes Serbisë dhe Kosovës që është një shtet i pavarur, sovran dhe që duhet të njihet nga Serbia. Por në të njëjtën kohë, ka mësime për t’u nxjerrë nga historia. Le të citojmë, meqë po flasim frëngjisht, Francën, që na jep një shembull të jashtëzakonshëm. Ajo që bëri Franca me Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore është rruga”,
deklaroi Rama ditë më parë.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se deklaratat e Ramës janë të qëllimshme çdoherë.

Sipas tij, gjithmonë deklaratat e tij janë në favor të Serbisë kur kanë të bëjnë me “Ballkanin e Hapur”, por kur Kurti ftohet në Samitin e SHBA-ve, atëherë Rama del me këtë deklaratë të tillë.

“Deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, ndaj Kosovës çdoherë janë të qëllimshme e të ndryshme, Rama në cilën anë frynë era politika në atë anë e kthen fjalorin e gëzofit politikë ndaj Kosovës. Kur ka të bëjë me “Ballkanin e Hapur” serb deklaratat e tij janë në favor të Serbisë e kundër Kosovës, mirëpo kur kryeministri, Albin Kurti i Kosovës ftohet në Samitin e Demokracisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atëherë Edi Ramë kryeministri thotë se: "Nuk ka paqe përfundimtare në Ballkan, sepse ka ende probleme për t’u zgjidhur dhe veçanërisht problemi mes Serbisë dhe Kosovës që është një shtet i pavarur, sovran dhe që duhet të njihet nga Serbia”, tha ai.

Sipas Mehazit, Rama me këtë deklaratë Rama mundohet ta mbrojë veten para Kurtit, i cili në Samitin e Demokracisë do e kritikojë Ramën dhe Vuçiqin për “Ballkanin e Hapur”.

Kjo deklaratë pozitive e kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës, ndaj Kosovës është sa për ta mbrojtur veten para Albin Kurtit, i cili do marrë pjesë në Samitin e Demokracisë në SHBA, e që jemi të sigurt se kryeministrit Kurti në këtë Samit Demokratik do kritikojë e sulmojë ashpër “Ballkanin e Hapur” të Vuçiqit e Ramës si pengesë e madhe e paqes në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

Tutje ai ka theksuar se Kurti në këtë konferencë do të bisedojë në mënyrë inteligjente kundër Serbisë dhe Ballkanit të Hapur.

Mehazit theksoi se Rama për ta bërë një deklaratë të tillë ka qenë i detyruar nga inteligjenca politike e diskutimit të Kurtit në këtë Konferencë. 

“Edi Rama duke e ditur karakterin politik të hekurt të Albin Kurtit ndaj Vuçiqit, e ndaj tij ka qenë i detyruar të deklarohet pro-Kosovës sa për t'u arsyetuar para diskutimit kritikues të Albin Kurtit në Konferencën e Demokracisë në SHBA. Rama e di se Albin Kurti në këtë Konferencë Demokratike do bisedojë pa ekuivoke e në mënyrë inteligjente kundër Serbisë e kundër Ballkanit të Hapur të Vuçiqit e Ramës, pra, inteligjenca politike e diskutimit të Albin Kurtit në këtë Konferencë e ka detyruar Ramën që të deklarohet pro-Kosovës e për fajin e problemin serb të paqes në shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka përfunduar Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat