Juristi tregon nëse mund të bëhet reformë zgjedhore përmes ndryshimit të Ligjit për zgjedhje

Politika

Juristi tregon nëse mund të bëhet reformë zgjedhore përmes ndryshimit të Ligjit për zgjedhje

Nga: A.M Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila gjatë seancës së sotme të mbajtur në Kuvendin e Kosovës u shpreh në këtë proces zgjedhor qytetarët dhe grupet politike treguan standard dhe kulturë të lartë.

Kusari-Lila para deputetëve të Kuvendit të Kosovës u bëri thirrje partive politike, shoqërisë civile dhe grupeve tjera që të fillojnë të mendojnë dhe të veprojnë në procesin e plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për zgjedhje.

“Për diasporën dhe të gjithë qytetarët brenda vendit që presin reformë zgjedhore dhe fillimin e mirëfilltë të ndryshimit të Ligjit për zgjedhje ju konfirmojmë si pozitë se do të angazhohemi maksimalisht tashmë që procesi zgjedhor u përmbyll të fillojmë këtë proces shumë të rëndësishëm për ngritjen e procesit zgjedhor në standard edhe më të lartë dhe me pjesëmarrje të sigurt dhe kredibile të të gjithë atyre që duan të marrin pjesë në zgjedhje, brenda dhe jashtë vendit”, deklaroi deputetja e LVV-së.

E lidhur me ndryshimin apo plotësimin e Ligjit për Zgjedhje, në një prononcim për “Bota sot” foli juristi Blerim Burjani.

Image
Juristi Blerim Burjani.

 

Ai u shpreh se ligji mund të ndryshohet varësisht prej asaj se çka propozohet nga deputetët në Kuvendin e Kosovës. Madje, ai dyshoi se mund të bëhet një reformë e gjerë zgjedhore.

“Kjo mund të ndodhë sepse ka shumicën për ta kaluar ligjin, tash varet se çka do të propozohet. Të ndryshohet nuk e besoj se do të ketë një reformë të gjerë zgjedhore, por ajo që duhet të bëhet për nevoja të VV”, deklaroi Burjani.

Krahas kësaj, ai u shpreh skeptik se mund të bëhet ndonjë ndryshim i duhur në Ligjin për zgjedhjeve, përveç mundësisë së votimit të diasporës në ambasada.

“Pra, nuk jam optimist se do të ketë ndryshime të mëdha kualitative, por që VV dëshiron të fut mënyrën e re të votimit të diasporës, që pritet të bëhet nëpër ambasada”, përmbylli Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat