Vazhdon politika fashiste e Serbisë ndaj shqiptarëve

Politika

Vazhdon politika fashiste e Serbisë ndaj shqiptarëve

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 15:29
Njoftimi i kryetares se Presheves per viziten/ Hajrulla Çeku, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Liburn Aliu

Ministrat e Qeverisë së Kosovës, Liburn Aliu, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Hajrulla Çeku kishin planifikuar që të vizitonin qytetet shqiptare në Kosovën Lindore.

Por vizita në  Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, nuk u lejua nga Serbia.

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Kosova duhet të parashtrojë një ankesë për refuzimin e vizitës nga ana e Serbisë.

“Kosova duhet të bëj ankese tek BE, SHBA dhe në tërë organizmat tjerë për këtë veprim te Serbisë. Kosova të veprojë njësoj, të vendos edhe ajo reciprocitet ndaj ministrave serb të cilët duan të vijnë në Kosovë. S`duhet kalojë në heshtje kjo ndalesë që Serbia ua bëri ministrave të Kosovës. Kjo dëshmon politikën fashiste të Serbisë ndaj Kosovës dhe popullit të saj shqiptar”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka treguar se për çfarë çështje Qeveria e Kosovës duhet të vendos reciprocitet.

“Të vendoset reciprocitet në këtë drejtim, Kosova të punoj shumë që çdo veprim te Serbisë mos ta fsheh por ta tregoj se kush është ajo”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat