Pula: Veprimin e bërë nga ShBA-ja, veç dëshmon besimin mbi partneritetin mes dy vendeve tona

Politika

Pula: Veprimin e bërë nga ShBA-ja, veç dëshmon besimin mbi partneritetin mes dy vendeve tona

Nga: M.H. Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Ditë më parë është mbajtur Samiti për Demokracinë i organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku morën pjesë mbi 100 liderë botëror, zyrtarë të shoqërisë civile dhe sektorit privat. Pjesëmarrëse në këtë Samit ishte edhe Kosova.

Gjithashtu në këtë Samit, SHBA-të shprehën gatishmërinë për të shpalosur planin e tyre për të luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit.

Këtë mbështetje e ofruan edhe për Kosovën

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, i cili u shpreh se ndihma që ka ofruar SHBA-të për Kosovën dëshmon që vendi po çlirohet nga e keqja e mbjellur për një kohë të gjatë.

Image
Shqiprim Pula

Një nga vështirësitë që Kosova ka pas, ka qenë aftësia për ndalimin dhe luftimin e krimit ekonomik apo korrupsionit, kjo, e deklaruar dhe e raportuar edhe nga Komisioni Europian në raportet vjetore të tyre, por edhe raporte të tjera ndërkombëtare. Andaj, është hap i jashtëzakonshëm, që vendi ynë por edhe më gjerë të filloj të ҁlirohet nga e keqja e mbjellur prej një kohe të gjatë. Veprimin e bërë nga ShBA-ja, veҁ dëshmon besimn mbi partneritetin mes dy vendeve tona, dëshmon domosdoshmërinë për përparim dhe pas të gjithave nevoja për zhvillim ekonomik. Një gjendje anemike nga krimi ekonomik nuk ka krijuar kurrfarë partneriteti ekonomik me askë dhe i ka mbajtur larg nga vendi ynë, gjithë investimet e jashtme potenciale, që do të ndihmonin përmirësimin e mirëqenies së qytetarit në Republikën e Kosovës”, u shpreh ai.

Pula më tej thotë se ka ardhur koha që si institucione dhe shoqëri t’i kundërvihen hajnisë në nivelet e larta vendim-marrëse dhe se duhet të vazhdojnë të mbajnë partneritetin me aleatët sidomos me SHBA-të.

“Ndihma e ShBA-së si aleati më i besueshëm i Kosovës jo vetëm se ishte i mirëseardhur, por duket të jetë edhe i domosdoshëm ngaqë institucionet vendore të sigurisë dhe drejtësisë sikur çalonin në këtë drejtim, e kjo, si rrjedhojë e lidhjeve të krimit ekonomik me politikën, e më pastaj ndikimi i politikës mbi institucionet e caktuara. Ka ardhur koha që si institucione dhe shoqëri t’i kundërvihemi hajnisë në nivelet e larta vendim-marrëse. Duke e kujtuar historinë tonë të shtet-ndërtimit, duhet të udhëtojmë në partneritet me aleatët tanë e veҁanërisht me ShBA-të, për ta ҁ’rrënjosur krimin e jakës së bardhë, dhe drejt rrugës së forcimit të institucioneve”, thotë njohësi i çështjeve ndërkombëtare.

Në bisedë e sipër Pula thekson se korrupsioni ka ngulfatur vendin tonë dhe se jemi kështu siç jemi për shkak kemi mbjellur atë jemi duke e korr.

Ka mbi 20 vite që nga përfundimi i luftës, ka mbi 10 vite që nga shpallja e mëvetësisë së Kosovës, dhe dëmet, të cilat i janë bërë Kosovës nuk ka se si të maten nga politikan të rastësishëm. Korrupsioni nuk ka qenë vetëm ekonomik apo dhënie-marrje por edhe politik, kjo ka ngulfatë prosperimin tonë. Neve, në politikbërje ekstremisht shumë kemi treguar se sa të ‘rëndësishëm’ jemi dhe jo sa të dobishëm. Prandaj, ҁfarë kemi mbjell atë jemi t’u e korr”, tha Shqiprim Pula për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat