Ahmeti: Ndihma e SHBA-ve për të luftuar korrupsionin, e qëlluar dhe e duhur për Kosovën

Politika

Ahmeti: Ndihma e SHBA-ve për të luftuar korrupsionin, e qëlluar dhe e duhur për Kosovën

Nga: M.H. Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 15:15
Joe Biden

Në Samitin e Demokracisë ku pjesëmarrëse ishte edhe Kosova, një nga pikat me rëndësi është ndihma që SHBA ka ofruar për vendin tonë.

SHBA në fokus kishte luftën kundër korrupsionit në nivelin global, mbrojtja ndaj aktiviteteve autoritare dhe promovimi i të drejtave të njeriut.

Këtë ndihmë e ofroi edhe për Kosovën.

E analisti politik Hidajet Ahmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë se Qeveria e Kosovës e ka marrë seriozisht të luftoj krimin dhe korrupsionin e tashmë me ndihmën e SHBA-ve kjo mund të jetë një sfidë në vete.

Image
Hidajet Ahmeti

Qeveria e Kosovës e ka marrë seriozisht luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këtë gjë po e përligjin edhe organizata ndërkombëtare kredibile, pasi disa efekte në këtë sfidë shihen çdo ditë. Bashkërendimi institucional do të ketë efekt në këtë luftë, por nuk ka dyshim që edhe SHBA-të do ta ndihmojnë Kosovën në këtë luftë jo të lehtë”, potencon analisti.

Ai në fund thotë se duhet përkushtim profesional dhe maksimal të luftohen për të pastruar krimin që kanë dëmtuar vendin për 20 vite.

Instalimi i krimit dhe korrupsionit ka ndodhë në mënyrë sistematike dhe të orkestruar për 20 vjet qeverisje dhe tash duhet punë, përkushtim maksimal, profesionalizëm e seriozitet qeveritar për të pastruar institucionet nga krimi dhe korrupsioni apo për të shpartalluar kriminelët, të cilët kanë dëmtuar oazat e tyre në bashkëpunim me politikanët e fuqishëm”, përfundon Hidajet Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat