“Serbët ose do të integrohen në shtetin e Kosovës ose do të shqiptarizohen”

Politika

“Serbët ose do të integrohen në shtetin e Kosovës ose do të shqiptarizohen”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 16 dhjetor 2021 Në ora: 12:08
Harta e Kosovës

Ka afër 11 vite që bisedohet me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por ende nuk dihet se kur mund të ketë një marrëveshje finale.

E këtë e synon gjatë mandatit të tij kryeministri Albin Kurti.

Së fundmi, duke folur për marrëveshjen me Serbinë, ai ka thënë se dëshiron që të ketë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, e cila definon statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duke pasur njohje reciproke.

“Ne dëshirojmë të kemi marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe e cila e definon statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duke pasur njohje reciproke në qendër, marrëveshje përveç që është e obligueshme për njohje reciproke. Emisarët që na vijnë nga perëndimi demokratik gjithmonë janë të mirëseardhur dhe kjo tregon për një interesim shtesë për rajonin e Ballkanit Perëndimor e posaçërisht për Kosovën dhe raportin e saj me Serbinë”, ka thënë Kryeministri.

Por, sa është e mundur të arrihet kjo, kur pritet arritja e një marrëveshje finale dhe sa ndikon në gjithë këtë çështje Asociacioni për të cilin Serbia dhe BE-ja insistojnë e në anën tjetër po Serbia vazhdon të thotë se nuk do ta njohë Kosovën si shtet?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat