A mundet Kosova t’i ndihmojë qytetarët e saj në “Rastin Kumanova” që u viktimizuan nga komploti ndërshtetëror?

Politika

A mundet Kosova t’i ndihmojë qytetarët e saj në “Rastin Kumanova” që u viktimizuan nga komploti ndërshtetëror?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 18 dhjetor 2021 Në ora: 10:44
“Rasti Kumanova” “Rasti Kumanova”

Kohët e fundit është përmendur shumë “Rasti Kumanova” në Kuvendin e Kosovës. Deputetët pozitë-opozitë kanë kritikuar njëri-tjetrin sa i përket rastit. U desh një deklaratë e deputetes së PDK-së, Blerta Deliu Kodra, duke i quajtur terrorist pjesëmarrësit e rastit të njohur si ai i Kumanovës, që debati të merrte flakë, dhe ende nuk ka të ndalur.

Mirëpo, më pas, deputetja e PDK-së, ka thënë se nuk i ka cilësuar të burgosurit e rastit të Kumanovës në Maqedoninë e Veriut, ‘terrorist’.

Ndërsa, debati me cilësime të ngjashme, pro dhe kundër po vazhdon, institucionet e Kosovës kanë shprehur interezim zyrtarisht që të ndihmojnë që procesi të përmbyllet me zgjidhje të besueshme gjyqësore.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së presidentit të Maqedonisë së veriut, i ofroi atij ndihmën e Kosovës për një hetim ndërkombëtar, të rastit. Këtë po e kërkojnë edhe të burgosurit shqiptarë atje, pasi kanë pretendimet e tyre për shkelje flagrante, dhunë ndaj tyre gjatë procesit të hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat