Motivet e nismes “Ballkani hapur” janë armiqësore ndaj Kosovës! “Kush na i hapi sytë!”

Politika

Motivet e nismes “Ballkani hapur” janë armiqësore ndaj Kosovës! “Kush na i hapi sytë!”

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 26 dhjetor 2021 Në ora: 10:27
Vuçiq, Zaev dhe Rama

Nisma e Serbisë për “Ballkanin e hapur”, e mbështetur nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e ka marrë edhe një goditje të madhe së fundi, nga vendi mik Kroacia.

U desht zëri logjik i Kroacisë, nga presidenti i tij Zoran Milanoviç, që një pjesë e shqiptarëve, përfshirë politikanë dhe analist, në Kosovë e Shqipëri, që e mbështesnin projektin serb, ta kuptojnë më mirë, se është një nismë e pakuptimtë, apo ‘pa lidhje’ fare, siç u shpreh presidenti kroat.

Po ashtu ai kërkonte të gërmohej në motivet e kësaj nisme, për të cilën shumë analistë kundërshtarë dhe drejtues të shtetit të Kosovës kanë folur shpesh.

Por, duket se argumentimi i presidentit kroat, qoftë edhe nëpërmjet shprehjes së dyshimit për motivet, e ka rkthyer vëmendjen edhe njëherë për një kundërshtim më të fuqishëm për nismën “Ballkanin e hapu”, zanafilla e të cilit projekt është në Serbi, e shprehur nga vetë autoritetet e këtij shteti armiqësor ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat