Pas Bosnjës radhën a mund ta ketë Kosova?/ Konflikte dhe alarme!

Politika

Pas Bosnjës radhën a mund ta ketë Kosova?/ Konflikte dhe alarme!

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 26 dhjetor 2021 Në ora: 12:25
Aleksandar Vuçiq, Vladimir Putin

Serbët e Bosnjes nuk do të mund të shkëputen, dhe as nuk do të ketë luftë në Bosnje Hercegovinë, mendojnë disa nga analistët në Kosovë, së këndejmi sipas tyre, edhe Kosova duhet të jetë e qetë.

Megjithatë BE-ja duhet më në fund të marrë frenat politikë në dorë për Ballkanin Perëndimor.

Një alarm tjetër për Kosovën sapo është dhënë nga shefi i ushtrisë zvicerane Thomas Süssli.

“Nuk është e parashikueshme që misioni i paqes të mund të përfundojë në kohën që ishte parashikuar. Situata politike në Kosovë është përkeqësuar sërish”, ka thënë shefit i Forcave të Armatosura të Zvicrës, Thomas Sussli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat