“Mega skandali” që mund të përfundoj në burg Ramush Haradinaj dhe Pal Lekaj

Politika

“Mega skandali” që mund të përfundoj në burg Ramush Haradinaj dhe Pal Lekaj

Nga: A.Z Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 22:59
Pal Lekaj dhe Ramush Haradinaj

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe Pal Lekaj duhet të shkojnë në burg për ato çfarë kanë bërë në ministri.

Ai ka zbuluar një rast ku kontrata e parashikuar për 500.000 euro është nënshkruar për një vlerë prej 5.3 milionë eurosh.

“Në bazë të asaj çfarë kam parë në ministrinë ku jam, dokumentacioneve që i kam gjetur aty, të cilat një pjesë të madhe i kam deponuar në prokurorinë speciale, aty nuk ka nevoj me qenë jurist për me e pa se çfarë krimi dhe korrupsioni ka ndodhur në Ministrinë e Infrastrukturës nga qeveritë e kaluara”, ka thënë Durmishi.

“Është një dosje e tenderit që ka qenë për sanimin e ujërave në Kosovë. Vlera e parashikuar e atij tenderi ka qenë 500.000 euro dhe në fund ajo kontratë ka përfunduar me 5.300.000 euro. Pasi që e kanë nënshkruar kontratën, këta kanë ndërhy në kushtet e kontratës që normal nuk guxon me prekë aty dhe e kanë qit mbi 4 milionë vlerën”, tha ndër të tjerash Durmishi.

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se ky është mega skandal, dhe për këtë masakër milionëshe prokuroria po hesht.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, Durmishi duhet të thirret nga prokuroria dhe të jap fakte, dhe me ngre aktakuzë për personat e përfshirë, dhe të dal e vërteta, përndryshe do të jetë e padobishme.

"Ky është skandal, në fakt mega skandal, që do të duhet të tronditë themelet e drejtësisë. Fatkeqësisht prokuroria po hesht për një masakër milionëshe. Ramushi dhe Pali duhet të japin përgjegjësi për këtë akuzë të ministrit Durmishi, i cili duhet të jep fakte për një gjë të tillë. Prokuroria duhet me thirr z.Durimishi për akuzat me kërku fakte e mbi ato fakte me ngre aktakuzë për personat e përfshirë. Pra, duhet të zbardhet shumë shpejt e vërteta e këtij mega skandali, ndryshe do jetë diçka e padobishme. Nuk besoj se prokuroria do të ngre aktakuzë, as që do të merret me këtë rast, pasi është e kapur”, ka potencuar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat