Mulliqi: Ata që e kanë humbur pushtetin nuk po ndihen rehat

Politika

Mulliqi: Ata që e kanë humbur pushtetin nuk po ndihen rehat

Nga: A.Z Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se tani për tani nuk mendon t’i përgjigjet me kundërpadi ndaj deputetes Ganimete Musliu, e cila dje ka njoftuar se e ka paditur ministrin Peci për shpifje. 

Peci ka thënë se në rast se vazhdon kjo formë e kërcënimit atëherë, ai nuk e përjashton mundësinë t’i përgjigjet me kundërpadi. 

Lidhur me këtë, analisti Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se që një kohë të gatë janë bërë pjesë e Kuvendit gjuha denigruese. 

Sipas tij, qëllimi i këtyre përplasjeve është për të arritur objektiva të caktuara politike. 

“Gjuha denigruese dhe linçuese politike tash e një kohë të gjatë ka zënë vend në Kuvendin e Kosovë , dhe në komisionet e ndryshme parlamentare që po mbahen. Kjo më së pari nuk është kulturë politike, nuk është as e dinjitetshme nga njerëzit të cilët janë të veshur me petkun pushtetar. Disa herë deri më sot e kam thënë se përplasjet në Kuvendin e Kosovës po bëhen për të arritur objektiva të caktuara politike, sidomos në luftën për pushtet, e jo për temat që ju duhen dedikuar qytetarëve, dhe shtetit të Kosovës. Ata që e kanë humbur pushtetin, nuk po ndihen rehat se kjo ka ndodhur me votën plebishitare, dhe se vota duhet të respektohet”, tha Mulliqi. 

Tutje ka shtuar se në këtë kontest duhet shikuar edhe reagimin e Musliut nga Pecit, e cila e ka paraqitu edhe në padi, gjë që Peci e konsideron si kërcënim, por gjykatat janë për punë të tilla, që të shqyrtohen anët ligjore. 

“Më duket se në këtë kontest edhe duhet shikuar reagimin e pamatur të Ganimete Musliut, ndaj Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit në takimin e komisionit parlamentar. Në këtë dikaster kanë ndodhur disa arrestime në komuna të Kosovës, të disa zyrtarëve si të dyshuar për korrupsion. Ganimete Misliu pas ngjarjes ku pati një përplasje verbale me Pecin, ka paraqitur padi pranë gjykate për shpifje. Peci këtë gjest dhe padinë e konsideron si kërcënim. Tek e fundit gjykatat janë edhe për punë të tilla ku shqyrtohet ana ligjore e ndonjë ndodhie apo ngjarje të caktuar, varësisht se çfarë karakteri ka ajo”, shtoi ai. 

Më tej u shpreh se edhe në ministritë përkatëse duhet të zbatohet reformat, sepse, lufta ndaj korrupsionit duhet të vazhdohet deri në fund, dhe vetëm kështu mund të dalim nga krizat e katandisura. 

 “Ka ardhur koha e funksionimi të shtetit ligjor, pa marr parasysh kush në çfarë pozite shoqërore dhe politike gjendet. Reformat duhet të zbatohen gjithkund edhe në ministrinë përkatëse. Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke bërë akuza se Peci ka gënjyer bujqit në lidhje me grante. Ndërsa Peci ka thënë “se në rast se vazhdon kjo formë e kërcënimit, atëherë ai nuk e përjashton mundësinë t’i përgjigjet me kundërpadi”. Lufta kundër dukurive negative dhe veçmas lufta ndaj korrupsionit duhet të vazhdohet deri në fund, se vetëm kështu mund të llogarisim të dalim nga krizat e përgjithshme në të cilat është katandisur Kosova. Se a vendos ministri Peci të ngre kundër padi ndaj deputetes Musliut, kjo është çështje e tij, dhe dikasterit të cilin ai e udhëheq”, ka përfunduar Mulliqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat