Vrasja e trefishtë në Gllogjan/Sa afër përfundimit është hetimi?

Politika

Vrasja e trefishtë në Gllogjan/Sa afër përfundimit është hetimi?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 7 shkurt 2022 Në ora: 19:31
Autobusi i sulmuar në Gllogjan

Po bëhen më shumë se 2 muaj që nga vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit. Në lidhje me këtë vrasje përveç të arrestuarve institucionet e hetimit duket se ende nuk janë në fund të procesit.

Deri më tani janë arrestuar katër veta, tret prej tyre ishin babai me të bijtë, mirëpo njëri prej tyre është liruar.

Personi i 4-të u arrestua gjatë javës që po lëmë pas, përcjell “Bota sot”.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se lidhur me rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ka ndaluar K.M., nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve”.

Në njoftim thuhet se prokurorja e çështjes, në vazhdën e hetimeve intensive për rastin në fjalë, ka autorizuar Policinë e Kosovës për arrestimin e K.M., i cili fillimisht është ndaluar për 48 orë.

Mirëpo, misteri i vrasjes mbetet ende, pa e përjashtuar mundësinë që mund të ketë qenë shkak vetëvrasja e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, motrës dhe bijës së dy të arrestuarve, babë e bir, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020, duke u varur me litar.

Institucionet e vendit po vazhdojnë të merren me rastin, por që zbulimi i kësaj ngjarje duket se do të jetë më i thellë se që duket.

Kujtojmë që tre persona janë vrarë dhe një ka mbetur i plagosur në sulmin me Kallashnikov ndaj një autobusi që po transportonte nxënës dhe po kthehej nga Gjakova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat