Edhe në Maqedoni duhet ta kemi një kryeministër shqiptar/ Koha është për veprim

Politika

Edhe në Maqedoni duhet ta kemi një kryeministër shqiptar/ Koha është për veprim

Armira Shaqiri  Nga Armira Shaqiri Më 15 mars 2022 Në ora: 08:02
Dritan Abazoviçi

Në Ballkan pritet të kemi tre kryeministra shqiptar. Edhe në Mal të Zi pritet që të emërohet kryeministër shqiptar Dritan Abazoviçi.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e ka mandatuar Dritan Abazoviçin - liderin e Lëvizjes Qytetare URA, ish-zëvendëskryeministër, për formimin e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi.

URA dhe lideri i saj, Dritan Abazoviq, po kërkojnë formimin e një qeverie të pakicës, e cila do ta përfshijë, përveç URA-s, partitë kombëtare të pakicave të shqiptarëve dhe boshnjakëve dhe SNP-në pro-serbe. Mbështetje në Parlament pritet të marrin edhe nga partia e Gjukanoviqit edhe dy partitë tjera socialdemokrate. ​

Për një propozim të tillë, Abazoviçi ka marrë mbështetje edhe nga elitat politike shqiptare.

A ka shanse, që edhe në Maqedoni të ketë një kryeministër shqiptar, ku besohet se rreth 40% e popullsisë rezidente janë shqiptarë, pa numëruar edhe shqiptarët ortodoks, të cilëve iu është mohuar identiteti shqiptar, si dhe pa numëruar dallimin që mund ta bëjë diaspora shqiptare?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat