“Një kryeministër shqiptar në Maqedoni do ishte mrekullia më e madhe e shqiptarëve në Ballkan”

Politika

“Një kryeministër shqiptar në Maqedoni do ishte mrekullia më e madhe e shqiptarëve në Ballkan”

Nga: A.SH Më: 15 mars 2022 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Ish-zëvendëskryeministri shqiptar Dritan Abazoviçi, është mandatuar për kryeministër në Mal të Zi.

Ai është mandatuar nga presindenti, Milo Gjukanoviq.

Abazoviçi ka marrë mbështetje edhe nga elitat politike shqiptare.

Po, pse atëherë në Maqedoni nuk ka as përpjekje nga shqiptarët, që të ketë një kryeministër shqiptar?

Gjasat që të kemi edhe një kryeminsitër shqiptar janë të vogla, kjo sepse sipas analisti, politika shqiptare në Maqedoni nuk po bëhet bashkë për një hap të tillë.

Profesori Sulejman Mehazi në një përgjigje për “Bota sot” thotë se kryeministrat shqiptarë të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilët u takuan në Forumin e Diplomacisë të mbajtur në Antali kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviçin, i kanë bërë shqiptarët të ndihen më krenar.

Por, logjikshëm shtrohet pyetja, pse qeverinë e Malit të Zi e udhëheq Dritan Abazoviçi me më pak se 10%, shqiptarë, kurse BDI-ja me njëzet vjet qeverisje e me afër 40% shqiptarë përveç ministrave nuk ka mund të fitonte kryeministrin e vetë në RMV?

“Për së pari herë gjatë historisë politike e diplomatike shqiptarët janë ndier krenar në Forumin e Diplomacisë mbajtur në Antali të Turqisë ku kryeministrat shqiptarë të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor u takuan tog: kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmanin dhe kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviçin, sikur edhe nga Maqedonia Veriore e Ali Ahmeti të dilte ndonjë kryeministër shqiptar do ishte mrekullia më e madhe e shqiptarëve në Ballkan. Nëse bëjmë një pyetje se pse qeverinë e Malit të Zi e udhëheq Dritan Abazoviçi me më pak se 10%, shqiptarë, kurse BDI-ja me njëzet vjet qeverisje e me afër 40% shqiptarë përveç ministrave nuk ka mund të fitonte kryeministrin e vetë në RMV? Shkaku se Dritan Abazoviçi është i lindur politikan, profesionalist i vërtetë e di të manovrojë e të bëjë lojëra të shkëlqyeshme politike me të dy palët e forta kundërshtare të partive malaziase e serbe”, thotë ai.

Sipas tij, Abazoviçi është politikan i spikatur sepse di të manipulojë e të kushtëzojë dy partitë e mëdha malaziase e serbe për të fituar vetë postin e kryeministrit, derisa Ali Ahmetit të BDI-së në Maqedoni, i mungon kjo aftësi politike për të bërë këso lojëra koalicionuese me partitë më të mëdha politike maqedonase.

"Për kryeministër shqiptar"

Ai shton, se në zgjedhjet e fundit Ali Ahmeti lëshoi pe duke mos e kushtëzuar LSDM-në me kryeministër shqiptar.

“Abazoviçi me katër deputetët e tij në parlamentin e Malit të Zi dinte të manipulojë e të kushtëzojë dy partitë e mëdha malaziase e serbe për të fituar vetë postin e kryeministrit, kurse në anën tjetër Ali Ahmetit të BDI-së i mungon kjo aftësi politike për të bërë këso lojëra koalicionuese me partitë më të mëdha politike maqedonase LSDM e VMRO. Themi kështu për shkak se situata kushtëzuese pas zgjedhjeve parlamentare në RMV e në Mal të Zi ishte në favor të dy personave politikë, Ali Ahmeti gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare shkoi me moton "Për kryeministër shqiptar" pas zgjedhjeve kur qeveria e re e RMV-së varej prej BDI-së, Ali Ahmeti lëshoi pe për disa dikastere ministrore e nuk e kushtëzoi LSDM-në me kryeministrin shqiptar e duke u pajtuar për një kryeministër që do jetë i pavlefshëm gjatë 100 ditëve të fundit të qeverisjes, në anën tjetër, Dritan Abazoviqi, me një forcë të vogël deputetësh në parlamentin e Malit të Zi me idetë e tij të mençura politike detyroi Gjukanoviçin që deputetët e tij të votojnë për Abazoviqin për t'u bërë kryeministër i Malit të Zi. Sipas lojërave politike del se Dritan Abazoviqi është politikani më i spikatur në trojet e banuara me shqiptarë”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat