“Marrëdhëniet e përhershme dhe speciale me SHBA-të”/ Bajraj: Lumiri në Amerikë promovon fuqishëm misionin e Rugovës për liri dhe pavarësi

Politika

“Marrëdhëniet e përhershme dhe speciale me SHBA-të”/ Bajraj: Lumiri në Amerikë promovon fuqishëm misionin e Rugovës për liri dhe pavarësi

M.Lakna Nga M.Lakna Më 18 nëntor 2022 Në ora: 11:07
Pamje nga vizita e Lumir Abdixhikut në SHBA

Krytetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tash e disa ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon takime me kongresmenë e zyrtarë të lartë të shtetit.

Vizita e Abdixhikut në SHBA po ndodhë më momente gati vendimtare për sa i përket përmbylljes së dialogut Kosovë-Serbi.

Fillimi i zbatimit të vendimit për riregjistrimin e targave të veturave në RKS është temë kryesore e këtyre ditëve, derisa thirrjet e SHBA-së për shtyrjen e këtij procesi kanë qenë të vazhdueshme.

Kjo ka bërë edhe që të anlulohen vizitat e qeveritarëve në SHBA, me kërkesë të kësaj të fundit.

Në këtë situatë, për analistin Fatmir Bajraj, Lumir Abdixhiku me vizitën e tij në SHBA, promovon fort dhe fuqishëm misionin fillestar të projektit nacional të levizjes sonë për liri & pavarësi të Presidentit Rugova: "Marrëdhënjet e përhershme & speciale me SHBA-të"!“Në kohën kur, Administrata e SHBA-ve dhe e Presidentit Baiden, ndalon vizitën n'SHBA, eksponentëve të pushtetit aktual dhe ministrave të kabinetit Kurti, dhe "izolon" Kryeministrin Kurti, në anën tjetër, mirëpret Kryemnistrin n'ardhje të Republikës së Kosovës, Kryetarin e LDK-së, Dr.Lumir Abdixhiku ! Kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku në vizitën SHBA-ve, promovon fort dhe fuqishëm misionin fillestar të projektit nacional të levizjes sonë për liri & pavarësi të Presidentit Rugova : "Marrëdhënjet e përhershme & speciale me SHBA-të" !”, shprehet ai.

Sipas analistit, mbajtja dhe kultivimi i urave të bashkëpunimit, forcimi i tyre, dhe ruajtja e partneritetit strategjik me SHBA-të dhe popullin amerikan, janë jo vetëm trashegimi e çmuar historike e vendit tonë, por është edhe mision jetik e udhërrefim i ndritur për të ardhmen e Kosoves së pavarur n'veqanti dhe e shqiptarëve në përgjithësi.

Image
Fatmir Bajraj

Kryetari Abdixhiku, hapave dhe shtigjeve të presidentit historik, Rugova ! Kohezioni dhe filozofia politike Rugoviane, si trashegimi dhe kulturë rezonimi e veprimi praktik i LDK-së dhe i lidershipit të saj, z.Abdixhiku, janë ndër vlerat ma të afirmuara dhe t'vlerësuara ndër aleatet dhe partnerët tanë strategjik, n'krye me SHBA-të, zatën nga ky prizm, edhe mikëpritja e z.Abdixhiku në SHBA në krye të ekipit politik të LDK-së, ishte e zakonshme dhe e parashikur. Konteksti aktual i vizitës së z.Abdixhiku në Uashington, i jep një mesazh Kosovës dhe pushtetit aktual të z.Kurti, i cili për fatin e ligë të Kosovës dhe shqiptarëve, në cilësinë e Kryemnistrit të Republikës së Kosovës, për tema nacionale dhe me implikime gjeo-politike & gjeo-strategjike, është treguar kryeneq, jo-kooperues dhe refuzues ndaj kërkesave eksplicite të Shtepisë së Bardhë për shtyrjen e afatit të implementimit të një vendimi për targat”, ka theksuar Bajraj.

Refuzimi absurd, siç e quan Bajraj i Kryemnistrit Kurti, zhgënjeu Administratën e Presidentit Baiden dhe aleatëve tjerë euro-perëndimor, ngase kishte t'bënte me çasjen e sigurisë së Ballkanit përendimor dhe gërshetimin e interesave Perëndim - Rusi , kur kemi parasysh brishtësinë e sigurisë së rajonit dhe influencën ruse në Serbi dhe në Ballkanin perëndimor pas agresionit rus në Ukrainë.

Bajraj shprehet se kjo sjellje e Kurtit si mendësi dhe çasje, ia rrezikon sigurinë dhe stabilitetin Kosovës, dhe pse jo edhe gjithë Ballkanit perëndimor në një kohë kur i gjithë fokusi dhe vëmendja e përendimit n'krye me SHBA-të, është në izolimin e Rusisë dhe shpetimin e Ukrainës nga agresioni i Rusisisë putiniste.

Të shtrënguar nga sjellja bizare e Kryemnistrit Kurti, kundrejtë sponzorit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, siq janë SHBA-të, këto të fundit, eksplorojnë zgjidhje alternative të cilat ruajnë stabilitetin e Kosovës dhe t'rajonit, dhe i hapin përspektivën euro-perëndimore dhe veri-atlantike Kosovës dhe Ballkanit perëndimor, dhe në këtë kontekst, vizita dhe mikëpritja e liderit të LDK-së, z.Lumir Abdixhiku në SHBA, mund të lëxohet si promovim i një lidershipi të përgjegjshëm, konstruktiv dhe me bindje & orientim perëndimor nga ana e Administrates së presidentit Baiden. Takime pëmbajtësore dhe substanciale në Departamentin e Shtetit dhe me përfaqsues të Dhomave të Kongresit dhe të Senatit amerikan ! Pritje e ngrohtë në Departamentin Amerikan të Shtetit!”, shton analisti.

Bajraj thekson se kryetari Abdixhiku me bashkëpuntorët, u prit në një pritje të ngrohtë & miqësore në Departamentin Amerikan të Shtetit, nga Zavëndësndihmes Sekretari i Shtetit, njëherit, i Derguar i Posaqëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, shkelqësia e Tij, z. Gabriel Escobar, me çrast u shkembyen mendime dhe ide rreth situates në Kosovë, sidomos pas tensioneve n'veri dhe jo-koordinimit të Qeverisë Kurti me partnerët strategjik dhe vetë SHBA-të, për çfarë konverguan qellime dhe synime identike n'raport me gjëndjen dhe nevojën për reflektim nga ane Qeverisë Kurti.

Pritje e ngrohtë dhe miqësore në Senatin SHBA-ve ! Kryetari Abdixhiku me bashkpunëtoret u prit nga Senatori Christofher Murphy dhe ekipi i Ti politik, ku përveq tjerash, z.Abdixhiku i shtroj kerkesën për ngritjën e bashkpunimit bilateral dhe nëvojën e këtij bashkpunimi përmes "Kartës për Partneritet Strategjik" ! U prit në Kongres, nga Kongresmen të ty krahëve, Republikan & Demokrat ! Pritje e ngrohtë nga Kongresmeni Republikan Robert Aderholt dhe ai Demokrat Dutch Ruppersberger, Kongresistë të shquar të çeshtjes së Kosovës dhe avansimit të saj në Dhomën e përfaqsuesve dhe n'Shtepinë e Bardhë, me çrast u shkëmbyen ide e përvoja të angazhimit për Kosovën dhe nëvojen e intensifikimit të këtyre angazhimeve në dobi të përmbylljes së shtetndertimit dhe integrimeve euro-perendimore dhe veri-atlantike. Pritje madheshtore në Pentagon, në "tempullin e mbrojtjes së demokracisë dhe vet lirisë", siq e quajti Kryetari Abdixhiku Pentagonin. Ntyrisht se është nder i veqantë për akëcilin lider të Kosovës të organizohet pritje në këtë tempull, ku ka bazen dhe fundamentin liria e jonë dhe siguria e saj, pjesë e të cilit është Bonstilli Amerikan i vendosur n'Kosovën e lirë e të pavarur”, nënvizon ai.

Për analistin, vizita e z.Abdixhiku në SHBA dhe mikpritja e tij në instanca të larta të politikes amerikane, provon edhe njëherë, përkushtimin e palëkundur të SHBA-ve për Kosovën në njërën anë, si dhe çasjën korrekte dhe konsistente të LDK-së dhe lidershipit të saj, kundrejtë partnerëve strategjik, dhe në veqanti Amerikes si sponzor dhe djep i lirisë dhe pavarësisë sonë.

Z. Abdixhiku, si Kryemnistër në ardhje i Republikës së Kosovës, duhet ta siguroj Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Administratën e Presidentit Baiden, se qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës lidershipit amerikan në çeshtjën e Kosovës për jetë & mot dhe kështu do metet përgjithmonë", përfundoi Bajraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat