“Shokuese deklarata bombë për veriun”, Zeqiraj kërkon hetime ndaj këtij eksponenti të PDK-së: Provokim i tmerrshëm!

Politika

“Shokuese deklarata bombë për veriun”, Zeqiraj kërkon hetime ndaj këtij eksponenti të PDK-së: Provokim i tmerrshëm!

Nga: A.Zh Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 11:43
Ramë Buja

Publicisti dhe njohësi i çështjeve politike Idriz Zeqiraj, ka thënë se opozita në Kosovë është bërë zëdhënëse e Serbisë, në kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës.

Teksa ka numëruar vendimet e Qeverisë Kurti ndaj Serbisë, Zeqiraj në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka akuzuar opozitarët se u rreshtuan përkrah Serbisë.

“E hidhur, por e vërtetë, se opozita PAN-iste, është në unison me Serbinë, duke u bërë zëdhënëse e saj, në kritikat paushalle e hiç bazale ndaj Qeverisë Kurti. Ajo fajësohet për reciprocitetin e nismuar të Qeverisë, në raport me fqinjen Serbi. Ndalimi i mbajtjes të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë; trajtimi i njëjtë, reciprok me dokumentet ndërkufitare; e deri te ndalimi i targave ilegale, duke u pajisur me ato legale, RKS. Në të gjitha këto raste, opozitës destruktive PAN-iste, i ka munguar mirëkuptimi për Qeverinë, duke u rrjeshtuar përkrah Serbisë”, është shprehur ai.

Image
Idriz Zeqiraj

Ai ka folur për veriun e Kosovës, duke përmendur emra se kush ishte i interesuar që tri komunat e Kosovës të mbesin jashtë administrimit të mirëfilltë të Kosovës.

“Kush dhe pse ishte i interesuar që veriu i Kosovës, përkatësisht, veriu i Mitrovicës, me tri komunat atje, të mbetën jashtë administrimit të mirëfilltë e faktik të Kosovës?! Tashmë, është dëshmuar se kontigjenti i KFOR-it francez, ishte nën urdhërat e Shërbimit sekret freng, përkatësisht, të DGSE, me Damjan Arnaud, dhëndërr i Serbisë. I cituari kishte rekrutuar agjentin e tyre, Hashim Thaçin, duke përfituar nga shantazhimi që atij i bënte Serbia, për krimet e bëra, gjatë dhe pas luftës, eliminimin fizik, vrastar të kundërshtarëve politikë, kryesisht, shqiptarë të pafajashëm. Për rekrutimin e Hashimit, ka dëshmuar edhe shefi i Sigurimit Qendror francez”, ka potencuar Zeqiraj.

Publisti më tej ka hedhur dyshimet se shpërngulja masive e shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës, kishte elemente të tradhtisë.

“Disa fakte që flasin mjaftueshëm, se shpërngulja grupore dhe individuale të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës, kishte elemente të tradhtisë: Dy drenicarë gjuajtën me armë të rënda, nga jugu i Mitrovicës, në drejtim të veriut të Mitrovicës. Bandat serbe ishin të gatshme, të armatosura, sulmuan lagjën shqiptare, duke vrarë 12 banorë, dhjetëra të plagosur dhe 12 mijë të shpërngulur në grup, të pasuar nga mijëra të tjerë, të larguar familjarisht dhe individualisht, për në jug të Mitrovicës”, është shprehur publicisti nga Gjermania.

Ai ka pyetur se pse dy personat “që provokuan me armë në veri, ishin nga Drenica”, teksa ka përmendur edhe “mashtrimin zyrtar të Hashim Thaçit”.

“Pyetja e parë që shtrohet: Si rastisi që dy personat, të cilët provokuan me armë në zonën veriore, të jenë pikërisht nga Drenica?! Rrjedha e ngjarjeve në veriun e Mitrovicës, dëshmojnë për marrëveshje të pista e konspirative, përkatësisht, boshatisjen e asaj zone nga shqiptarët. Në favor të kësaj flet edhe mashtrimi zyrtar i Hashimit, i cili i "siguronte" banorët e shpërngulur dhunshëm e përgjakshëm, se "do t`ju kthej së afërmi në shtëpitë tuaja", gjë që nuk ndodhi tani e tej dy dekadave”.

Zeqiraj nuk ka lënë pa përmendur edhe Ramë Bujën e PDK-së, për deklaratat e të cilit ka thënë se ngjallin dyshime për “marrëveshja të pista të Thaçit, me shokë me Serbinë”. Ai ka kërkuar hetime ndaj Bujës.

“Është shokuese deklarata bombë e eksponentit të PDK-së, Ramë Buja, kuadër i SHIK-ut: "Veriu i Kosovës nuk do të jetë pjesë e Kosovës për 800 mijë vjet!" Duke qenë shumë afër Hashimit, ky deklarim publik i SHIK-asit Buja, ngjallë dyshimin e bazuar të marrëveshjeve të pista të Thaçit, me shokë me Serbinë. Po të kishte, vërtet, shtet ligjor në Kosovë, SHIK-asi i rreshkur, Ramë Buja, i cili i ka shërbyer rrast përçarjes ndërpartiake, përkatësisht, ndër shqiptare, duhej të hetohej për deklaratën e fundit, që është apel i drejtëpërdrejtë i Serbisë "të mos lëshojë pe për veriun e Mitrovicës, sepse ajo është e saj për 800 mijë vjet!" Një provokim i tmerrshëm për shqiptarët!", ka theksuar më tej Idriz Zeqiraj.

Sipas tij, ka edhe zyrtarë të tjerë pos Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut, që kërkojnë që “veriu t’i lihet Serbisë”.

“Nuk janë vetëm Hashimi e Batoni, të cilët kërkojnë që "veriu i Mitrovicës t`i lihet Serbisë!" Zyrtarë të lartë të PDK-së, përfshirë edhe nënkryetarët e saj, janë në një linjë me Hashimin e Batonin, Vuçiqin, për ndarjen e Kosovës. Edhe nga subjektet tjera politike ka partizanë të kësaj ideje. Pacoll dallaverja ngulmon se "Mitrovica duhet administruar, sunduar së bashku me Serbinë!" Valon Murati i "Lëvizja për Bashkim", më saktë, i Lëvizjes për ndarje, nuk pushon së kërkuari ndarjen e Kosovës. Prandaj Hashimi i bëri ministër, edhe pse Valon matrapazi nuk ka as kryesi dhe lëre më anëtarësi partie!”.

Zeqiraj ka thënë se refereni "Duhet t`i japim diçka Serbisë, për ta përfituar njohjen e saj", joshi edhe LDK-në.

Disa komandantë profiterë të Kosovës, i futi në grackë Hashimi, krijuan miqësi e lidhje makro-biznesore, konrabandë me kamionë e mauna, me bandat mafioze serbe, të veriut të Mitrovicës, duke e konsoliduar ndarjen e qëllimshme të asaj zone, për të pamundësuar çfarëdo kontrolli shtetëror. Kontrabanda serbo-shqiptare vazhdoi shpengueshëm, deri sa, së fundi, i denoncoi Amerika, duke i shpallur DASH "non grata".

"Duhet t`i japim diçka Serbisë, për ta përfituar njohjen e saj"! Ky refren i çakorduar është dëgjuar, pothuaj se, nga kuadro të të gjitha subjekteve politike, përfshirë edhe LDK-në. Kjo ka joshur Serbinë, për të pretenduar edhe për uzurpime të tokave tjera shqiptare. Ka filluar me decentralizimin, ka vazhduar me "Zajednicën", për të ardhur ke demarkimi i pritshëm të kufirit, në mes të Kosovës dhe Serbisë, edhe pse vijëzimet e kufijëve aktual, zënë fill që nga dekada më parë”, ka shtuar publicisti Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat