Vizitat e Abdixhikut dhe Krasniqit në SHBA / Analisti zbulon prapaskenat – tregon nëse u planifikua rrëzimi i Kurtit!

Politika

Vizitat e Abdixhikut dhe Krasniqit në SHBA / Analisti zbulon prapaskenat – tregon nëse u planifikua rrëzimi i Kurtit!

A.Morina Nga A.Morina Më 22 nëntor 2022 Në ora: 09:23
Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku

Krerët e dy partive më të mëdha opozitare në vend, Lumir Abdixhiku (LDK) dhe Memli Krasniqi (PDK) kanë realizuar vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi dhe Abdixhiku realizuan disa takime me përfaqësues amerikanë.

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri komentoi këto vizita të Abdixhikut dhe Krasniqit në SHBA.

Fillimisht, ai u shpreh se nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, sicc po ndodh në vendin tonë që partitet opozitare të ngriten kundër tërësisë territoriale të Kosovës.

Image
Gani Qarri

Në asnjë vend të botës, nuk ka ndodhur ndonjëherë, siç po ndodhë kohët e fundit në Kosovë, që krerët e partive kryesore opozitare, të ngritën kundër tërësisë territoriale, sovranitetit e rendit kushtetues të vendit të vet, e tu bashkohen publikisht tendencave armiqësore, të një shteti ish okupator dhe agresor, si Serbia hegjemoniste, për ta bosnjëzuar, ndarë dhe ricoptuar serish shtetin e brishtë të Kosovës.

Dhe krejt kjo, për të mbrojtur me fanatizëm të skajshëm, marrëveshjen kundër-kushtetuese të "zajednicës" serbe, të nënshkruar nga renegatët Thaçi e Mustafa, siç po veprojnë në këto momente kaq të rënda dhe kritike për Kosovën, udhëheqësit aktual të PDK-së dhe LDK-së”, deklaroi analisti.

Krahas kësaj, Qarri komentoi edhe përvojën politike të të dy kryetarëve të partive opozitare.

Sipas tij, populli nuk duhet të lejojë që njerëz si këta të vinë në krye të vendit, megjithëse shihet hapur, se Memli dhe Lumiri, njëjtë si Thaçi e Isa Musta.

"Për aq më tepër, përderisa Lumir Abdixhiku, është kuadër i ri dhe totalisht i papërvojë në politikë, i cili deri vonë nuk ka qenë as anëtar i ish partisë më të madhe në vend, ai nuk dihet edhe të ketë dhënë ndonjë kontribut të veçantë për LDK-në dhe as për shtetin e Kosovës, kurse Memli Krasniqi, përveçse është shumë i kontestuar si kryetar i ri i PDK-së, siç është vërtetuar nga prokuroria e Ferizajt,ai ka të bëjë edhe me kundërvajtje ligjore dhe ndodhet në krye të listës, për ndërtime të kundërligjshme, në Parkun Kombëtar "Sharri" në Brezovicë, për çka së shpejti mund të përballet edhe me padi, ngase përpos që ka dëmtuar Parkun Kombëtar, ai ka ndërtuar me ligje të strukturave paralele të Serbisë, në hapësirat e mbrojtura dhe të ndaluara për ndërtim, sipas Ligjeve të Republikës së Kosovës.

Prandaj vet populli nuk duhet të lejojë që të përsëriten marrëzi të tilla dhe njerëz si këta të vinë në krye të vendit, megjithëse shihet hapur, se Memli dhe Lumiri, njëjtë si Thaçi e Isa Mustafa, gjatë ish qeverisjes Kurti-1, tani, po përpiqen edhe ata, ta ri-inskenojnë aktin e paraardhësve të tyre partiak, të orkestruar bashkë me Grenellin, për rrëzimin edhe të Qeverisë Kurti-2, megjithëse që njërin as tjetri, nuk janë politikan të denjë, për marrjen e shtetit në duart e tyre, në këto qaste, kaq kritike për Kosovën”, theksoi ai.

Po ashtu, analisti nuk beson se Krasniqi dhe Abdixhiku janë të adhuruarit e SHBA-ve, as zgjidhja e duhur për shtetin e Kosovës dhe zëvendësimin e kryeministrit të mirëpërgatitur, Albin Kurti.

E siç u cek edhe më lartë, përderisa Abdixhiku nuk ka fare përvojë politike, kryetari aktual i PDK-së është ndër të akuzuarit e parë për ndërtime të kundërligjshme në Parkun Kombëtar "Sharri" në Brezovicë dhe pas konfiskimit të mese 75 vilave, Memli ndër të parët mund të përballet me pasojat që parasheh ligji, për veprën e lartcekur penale, ndaj dhe nuk besojë që një kryetar partie, pa asnjë përvojë politike si Lumiri dhe një tjetër me precedencë penale si Memli Krasniqi, të jenë të adhuruarit e SHBA-ve, as zgjidhja e duhur për shtetin e Kosovës dhe zëvendësimin e një kryeministri të qëndrueshëm e të mirëpërgatitur me aktivitet të dëshmuar shumëvjeçar politik, si z. Albin Kurti”, shpjegoi Qarri.

Më tej, ai përmendi disa akuza që rëndojnë mbi partiakët e Abdixhikut dhe Krasniqit, përfshirë ëshë nënshkrimin e disa marrëveshjeve shumë të dëmshme.

Një kryeministër i cili, përderisa ish udhëheqësit shtetëror e partiak nga PDK dhe LDK, sot cilësohen si shkatërrues të shtetit, të cilët përveç nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, kanë keqpërdorur edhe pozitat zyrtare të të parëve të shtetit, për shkeljen e ligjeve të Kosovës dhe dëmtimin e pasurive kombëtare të mbrojtura me ligjet e vendit tonë, deri në Parkun Kombëtar "Sharri" në Brezovicë, duke ndërtuar me ligje të strukturave paralele të Serbisë, për herë të parë pas dy dekadash, për vetëm dy vite të qeverisjes, siç shprehet edhe Liars-Gunnar Ëigemark, ka shënuar rezultate të theksuara në rivendosjen e rendit e të ligjit dhe luftimin e korrupsionit e të krimit të organizuar në Kosovë”, nënvizoi analisti

Ndër të tjera, shtoi se Abdixhiku dhe Krasniqi më tepër duket të jenë sponsorizuar nga vet partitë përkatëse, për mbrojtjen e imazhit të rrëzuar për tokë të tyre, se sa, ata të jenë ftuar, si "xhoker" nga SHBA, për rrëzimin e Qeverisë Kurti-2.

Prandaj, përderisa edhe vet Shefi i EULEX-it, Lars -Gunnar Ëigemark i cili nga vitit 2015 deri më 2019, ishte ambasador special i Bashkimit Evropian edhe në Bosnje, pra një personalitet i sprovuar me gjendjen në rajon, që i njeh mirë edhe zhvillimet politike dhe ligjore në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, deklaron se qeveria aktuale ka shënuar përmirësime, në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, ka vendosur si prioritet reformën gjyqësore, ka miratuar dy ligje dhe do të fillojë edhe me procesin e Vettingut, dy krerët e partive opozitare, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi, duke qenë se jo vetëm ish udhëheqësit por edhe kryesitë e këtyre dy partive, veçanërisht ajo e PDK-së, së shpejti pritet të përballet me ligjin për vepra penale, takimet që thuhet se kanë zhvilluar në Amerikë me përfaqësues të ndryshëm, më tepër duket të jenë sponsorizuar nga vet partitë përkatëse, për mbrojtjen e imazhit të rrëzuar për tokë të tyre, se sa, ata të jenë ftuar, si "xhoker" nga SHBA, për rrëzimin e Qeverisë Kurti-2, pasi që njëri as tjetri, nuk besoj se janë të denjë, të aftë as të gatshëm, për marrjen përsipër, të një detyrë kaq me rëndësi, në këto çaste kaq delikate, për popullin dhe shtetin e Kosovës”, përmbylli Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat