“Kosova në rrezik’, profesori jep “alarmin” për pikat e “Ban Ki Moon-it serb”

Politika

“Kosova në rrezik’, profesori jep “alarmin” për pikat e “Ban Ki Moon-it serb”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 22 prill 2023 Në ora: 14:09
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Zgjedhjet në katër komuna në veri do të mbahen nesër dhe kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se tashmë gjithçka është gati për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër në veri të vendit.

Radoniqi tha se KQZ-ja i ka ndërmarrë të gjithë hapat për t’i organizuar zgjedhjet dhe se tashmë janë vendosur edhe kontejnerët në vende të caktuara për votime.

“Andaj në emër të KQZ-së unë ftoj të gjithë qytetarët e veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në zgjedhje dhe në këtë formë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitim dhe të ndërtojnë institucionet demokratike”, është shprehur Radoniqi.

Ai më tej tha se shpreson që i gjithë procesi të shkojë i qetë dhe i lirë.

Pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kishte mbajtur takim me serbët në Rashkë, takim këtë ku kishte nxjerrë kushte për Kosovën dhe kishte bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, kushtet e Vuçiqit i afron me pikat e ish- sekretarit të OKB-së, Ban Ki Moon.

“Në të Enjten e Madhe në Rashkë siç dihet Vuçiqi haptas e theu marrëveshjen e Ohrit. Ai në Rashkës luajti rolin e Ban Ki Moonit i cili i paraqiti pikat e tij. Po kush është ky farë Ban Ki Mooni i njohur me gjashtë pikat e tij të famshme për veriun e Kosovës në vitin 2008 sa ishte sekretar i përgjithshëm i OKB-së që se njeh Kosovën si shtet të pavarur. Siç dihet ai kishte paraqitur planin e tij, i njohur si “Plani i Ban Ki Munit”, ku parashihej që përmes gjashtë pikave të tij të zgjidhet çështja e serbëve, sidomos atyre në veri. Plani i tij, parashihte që “serbët në veri të marrin nën kontroll policinë, gjykatat, doganat dhe administratën. Plani i Ban Ki Moon parashihte legjitimitetin e strukturave kriminale të Vuçiqit. Me fjalë tjera ky plan pro- serb paraqiste uvertyrën më të mirë për ndarjen e veriut nga Kosova që edhe fuqishëm u hedhë poshtë, nuk u pranua nga organet shtetërore të Kosovës. Kjo ishte arritur falë pozitës e opozitës së asaj kohe, që të bashkuar dolën kundër atij plani. Në mbrojtje të sovraniteti dhe integritetit të Kosovës në atë vit ishin edhe mbi 30 mijë qytetarë që protestuan kundër planit të Ban Ki Moonit”, shprehet Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai Kosovën e sheh të rrezikuar nga Asociacioni, gjersa shton se kushtet e presidentit serb janë anti shqiptare dhe në kundërshtim me marrëveshjen e Ohrit.

“Sot Kosova ndjehet njësoj e rrezikuar nga Asociacioni një etnik serb, që në esencë është i njëjtë me planin e Ban Ki Moonit dhe çuditërisht opozita është e ndarë, ajo më shumë i del në krahë Vuçiqit sesa qeverisë Kurti. Nëse këto pika nuk kundërshtohen nga obliguesit e marrëveshjes BE/SHBA do të paraqesin de facto inekzistimin, prishjen dhe fundin e marrëveshjes së shumë përfolur për përmirësimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë dhe ndoshta ndërkombëtarët nga BE, e në veçanti emisari i SHBA-së Gabriel Escobar do të binden më në fund se kush, cili në të vërtetë qenka mashtruesi dhe krimineli i vërtetë, Aleksandër Vuçiq. Është interesant të shkoqitën edhe pesë pikat e “Ban ki Moonit” serb, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të paraqitura të Enjten e Madhe në Rashkë, ato pika janë anti shqiptare dhe në kundërshtim të plotë me marrëveshjen e Ohrit. Në tubimin e Rashkës me serbët e Kosovës Vuçiq u bëri thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të jenë të bashkuar dhe të sillen sipas marrëveshjes që do ta marrin në tubimin e Rashkës. Ai u bëri thirrje haptas kur i sugjeroi serbët atje që të mos dalin në zgjedhjet e Kosovës, që t’i bojkotojnë ato, sepse kjo është në interes të kombit serb. Plani i “Ban Ki Munit” serb Aleksandër Vuçiq nuk dallojnë shumë nga ato të Sekretarit të OKB të propozuara para 15 viteve, kanë shumë të përbashkëta, e në disa pika edhe përputhen, të cilat Kosova i ka hedh poshtë. Në të vërtetë e atakojnë pavarësinë e Kosovës”, thekson Maxharraj.

Kushtet e “Ban Ki Moonit serb”, Maxharraj i komenton një për një, duke shtuar se Vuçiqi po vepron si në kohën kur ishte kryeministër Hashim Thaçi.

“Në pesë pikat e “Ban Ki Munit” serb thuhet: 1.Të ndërpritet shkelja e marrëveshjes për targat, e cila ishte paraparë me marrëveshjen e 2013 në Bruksel. Bile për këtë ai kërkon ndihmën e BE dhe institucioneve tjera botërore që ndërrimi i targave të ndërpritet. Kjo i bie se serbët duhet sipas tij ta kalërojnë lirshëm nëpër Kosovë me targat e Serbisë, sikur Kosova të ishte e tyre, 2.Kërkesa për formimin e “Zajednicës Serbe” në Kosovë, e cila sipas tij është si parakusht për i të gjitha bisedimeve në të ardhmen që të realizohet sipas nënshkrimit të Isa Mustafës me kompetenca anti kushtetuese, e cila po të realizohet kjo do te ishte ndarje e Kosovës, apo një “Republika Srpska” brenda shtetit të Kosovës, çfarë është atak në sovranitetin e Kosovës. Kështu e parashihte edhe Ban Ki Muni i OKB kur thoshte “serbët në veri të marrin nën kontroll policin, gjykatat, doganat dhe administratën”, 3.Të largohen të gjitha forcat policore nga veriu i Kosovës, të cilët për çdo ditë po ushtrojnë “dhunë” ndaj serbëve atje, duke mos theksuar se Veriu i Kosovës është pjesë integrale e Kosovës dhe policia e Kosovës e ka të drejtën legjitime të veprojë atje. Por, fajtor pse serbët e veriut na qenkan kështu siç janë nuk është fajtor policia e Kosovës, por vetë Vuçiq që po vepron lirshëm qe tri dekada me kriminelët dhe bandat kriminele me Veselenoviqet, Rakiqet e Radojçiqt etj. Të cilët i përdor si vegla pune për interesat ”strategjike” të Serbisë. Vuçiq po kërkon të veprohet bash si atëherë kur Hashim Thaçi kryeministër i Kosovës e nënshkroi aktin më të turpshëm kur u pajtua me KFOR-in që t’i ndalohet qasja e FSK-ut (ushtrisë së Kosovës në veri) pasojat e së cilës po i vërejmë edhe sot. 4.Shteti i Serbisë sikur nuk ka dorë në marrjen e vendimit për mos pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e serbëve në Veri e as në këto të radhës me 23 prill. Por ai sikur paska harruar se para dy ditësh në tubimin e Rashkës i ftoi serbët e veriut që të mos dalin në zgjedhje, t’i bojkotojnë ato duke shtuar se as “Lista Srpska” të mos merr pjesë në to. 5.Republika e Serbisë do t’i marrë të gjitha masat për ruajtjen e jetëve të serbëve në Kosovë, në mbrojtjen e të drejtave të tyre etnike dhe politike me qëllim për të ju siguruar jetë te sigurt atje. Do t’i ndihmojnë edhe financiarisht. Në tubimin e Rashkës atyre u premtoi një ndihmë prej 28 milionë eurove, për të mbajtur në jetë jo siç thotë ai serbët, sepse ata i gëzojnë të gjitha të drejtat nga shteti i Kosovës, bile edhe më shumë se çdo etni tjetër në Evropë, por këto mjetet ai i jep për t’i mbajtur në jetë ” Listën Sprska” përmes kriminelëve dhe bandave të cilat i përdor si vegla pune për të destabilizuar veriun çdo herë kur ata kanë nevojë”, nënvizon Maxharraj.

Profesori e quan Vuçiqin njeri të pa vlerë, gjersa shton se pikat e tij janë ogurzeza.

“Pra, siç po shihet Pikat e “Ban Ki Munit” serb A. Vuçiq janë ogurzeza njësoi si ato të “Ban Ki Munit” të vërtetë, të cilat sjellin zi dhe kob, të cilat krijojnë tensione në veri, të cilat krijojnë urrejtje ndëretnike sepse nacionalizmi fashist-shovenist të cilin Vuçiq po e ndjellë për çdo ditë në Serbi e kërkon një gjë të tillë, e kërkon një destabilizim në Kosovë, me ëndrrën e tyre për ndarjen apo copëtimin e Kosovës. Ai përmes “Listës Serbe” vazhdimisht kërkon dhe shkakton konflikt dhe trumbulenca lufte me qëllim të marrjes së veriu qoftë edhe me luftë. Dosido situata në veriun e Kosovës në vend se të përmirësohet sipas obligimeve të dala nga marrëveshja e Ohrit ajo për çdo ditë është më e keqe, e pa tolerueshme sepse atje për çdo ditë po veprojnë bandat e Vuçiqit për të tensionuar situatën para zgjedhje serbët në veri. Kjo është politika e pa besë, mashtruese e Vuçiqit i cili u obligua edhe në Ohër se do të angazhohet për paqe në veri të Kosovë, por ai nuk e mbanë kurrë fjalën sepse besa dhe obligimi i tij ndaj marrëveshjes janë të pa vlera siç është edhe ai vetë një njeri i pavlerë i mbushur me plotë nacionalizëm ekstrem serb, një shovenist dhe urrejtës i shqiptarëve i cili nuk dëshiron marrëveshje me shqiptarët, por nëse i vjen rasti edhe i vret përsëri dhe i dëbon përsëri në luginat e Anadollit siç vepruan historikisht paraardhësit e tij, sepse e tillë është kjo gënjeshtër e ardhur qëllimshëm në Ballkan të cilit po ia shohin sherrin me dekada e shekuj sidomos kombi shqiptar”, përfundon Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat