“Rebelim i serbëve në komuna veriore”, njohësit e sigurisë “japin alarmin’/ Ja në dorë të kujt janë trazirat në veri

Politika

“Rebelim i serbëve në komuna veriore”, njohësit e sigurisë “japin alarmin’/ Ja në dorë të kujt janë trazirat në veri

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 6 maj 2023 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Zgjedhjet dhe certifikimi i rezultateve në katër komuna në veri të Kosovës nuk janë duke i “pëlqyer” Serbisë dhe presidentit të saj.

Sipas Institutit Octopus, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka urdhëruar nënkryetarin e Listës Serbe, njëherit i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, Milan Radoiçiqin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës.

Drejtori i këtij instituti për studime të luftës hibride, Agim Musliu, shkroi në rrjete sociale se Vuçiqi dëshiron të tërheqë vëmendjen nga një shkrim i “Neë York Times” ku shfaqeshin lidhjet e tij me kriminelë serbo-rusë.

“Sipas të dhënave që Instituti Octopus i ka marrë nga opozita serbe në Beograd, Aleksandër Vuçiqi ka urdhëruar Milan Radoiçiqin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës. Me këtë, Vuçiq dëshiron ta tërheqë vëmendjen e brendshme dhe eventualisht edhe presionin mediatik e diplomatik nga disa vende perëndimore, e cila u acarua pas publikimit të një shkrimi dje nga NYT, ku dëshmoheshin lidhjet e tij me kriminelë serbo-rusë”, shkroi Musliu.

Në të vërtetë, edhe vetë Vuçiq, përmes një konferencë për media paralajmëroi se një krizë e madhe po pret veriun e Kosovës.

“Serbia është i vetmi shtet evropian që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë”

Image
Hajrullah Tërnava

Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se “urdhërat” e Vuçiqit mund të zbatohen, ndërsa sipas analistëve politikë Amerika dhe BE e kanë në dorë nëse mund të ketë trazira në veri.

Hajrullah Tërnava, ekspert i sigurisë, thotë për “Bota sot” se thotë se Serbia ka pasur politika nacionaliste dhe udhëheqësit e tanishëm ishin bashkëpunëtor të Millosheviqit.

Sipas tij, ajo ende ka pretendime për marrjen e veriut.

“Serbia që me politikat e saja nacionaliste që e shpartalloj Jugosllavinë që nga viti 1990-1999 kur në krye të atij shteti ishte Millosheviq e që mjerisht edhe këta udhëheqesit e tanishëm të atij shteti, që atëherë ishin bashkëpunëtor të Millosheviqit, edhe tani po e udhëheqin Serbinë me politikat nacionaliste sikur të atyre kohërave, sepse këta udhëheqës të Serbisë ishin në poste të larta në ato kohëra, prandaj i kanë të njëjtat mësime që i ka ushtruar Milosheviqi. Tani kur situata e krijuar me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, Serbia është i vetmi shtet evropian që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, dhe po konsiderohet si përkrahëse e Rusisë. Kosova që nga viti 1999 është shtet i pavarur dhe i njohur nga 118 shtete të botes, dhe pavarësinë e saj e ka arritur nga ai vit me bombardimet e shteteve demokratike në krye me Amerikën që i dolën në ndihmë UÇK-së dhe popullit shqiptar i cili ishte në rrezik të zhdukjes. Kapitullimi i nënshkruar nga Serbia ndodhi me marrëveshjen e Kumanovës, dhe në vitin 2008 u shpall pavarësia e Kosovës, për të cilën shpallje Serbia u ankua në Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtëisë (GjND) dhe i cili gjyq e konfirmoi të drejtën e shpalljes së pavarësisë nga ana e Kosovës”.

“Tani që nga viti 1999 Kosova është si shtet i pavarur e që sovranitetin e saj e garanton KFOR si pjesë përbërëse e NATO-së që është, dhe Kosova nga çlirimi i saj e këndej e ka ushtrinë dhe policinë e saj dhe tjerat institucione që i takojnë shtetit. Pranë kapitullimit të Serbise ndaj Kosovës tani ai shtet me politikat nacionaliste që e udhëheqë popullin e saj, e manipulon atë popull duke i mashtruar se “Kosova është zemra e Serbisë” e që është pjesë përbërëse e kushtetutës së saj, pavarësisht asaj sikur e shpjeguam më lartë të marrëveshjes së nënshkruar të kapitullimit nga ana e Serbisë, dhe vendimit të GJND-së, më në fund është e qartë se asnjë nga udhëheqësit e Serbisë nuk munde të hyjë në shtetin e Kosovës pa paralajmërim dhe pa dokumentacionin e duhur që duhet ta kenë çdokush që hyn në Kosovë. Është për t’u habitur se si Serbia e manipulon popullin e saj sikur që “Kosova është pjesë e Serbisë” dhe tani në bisedime që i ndërmjetësojnë ndërkombëtarët, kërkojnë që veriu i Kosovës t’i bashkangjitet Serbisë për një pajtim të mundshëm, gjë që është për t’u habitur, se historianët e kanë të qartë se në vitin 1912 Kosova me dhune dhe lufte invazuese është okupuar nga ana e Serbisë, dhe më parë kurrë s’ka qenë e Serbisë”, shprehet Tërnava.

Sipas tij, Serbia kur dëshiron ta çrregullojë sigurinë në pjesët e veriut e përdor Radojçiqin.

“Tani Serbia në situatën në të cilën gjendet dhe me politikat e saja luftënxitëse që është kah i udhëheqë, pasluftes arriti ta krijojë Listën Serbe në Parlamentin e Kosovës, dhe ata serbë të përzgjedhur nga Vuçiqi e që kinse “ i përfaqësojnë serbët e Kosovës” në institucionet e Kosovës, tani janë të komanduar nga vetë Vuçiqi dhe klika e tij, e që ata e kanë për qëllim që të shkaktojnë vetëm çrregullime kur Serbisë i nevojiten ato çrregullime, më në fund si nënkryetar i kësaj Listës Serbe është rizgjedhur Radojçiq i cili është kriminel ndërkombëtar dhe Amerika e ka shpallur si persona nongrata-i padëshiruar, dhe ai si paramilitar i Serbisë që është në shërbim të Vuçiqit që kur i nevojitet ta çrregullojë sigurinë në pjesët e veriut, ai i ndërmerr veprimet e tilla për ta çrregulluar rendin kushtetues të Kosovës, edhe që po ky Radojçiqi dikur i ka vizituar disa udhëheqës të Kosovës, dhe kanë zhvilluar “shoqëri” me ta dhe kanë qenë nëpër shtëpitë e tyre, të tille Vuçiqi për nevoja të tij të situatave të sigurisë që do me i arritë i ka përdor në shumë raste sikur Belivukun që tani gjendet i burgosur, për krime të parapara që i ka krye duke i vrarë njerëzit dhe duke i futur në makinat shtypës të cilët i kanë shndëruar në mish si pleskavica, njerëzit e narkomafise dhe të tjerë për përfitime të tyre, e që tani ai është i burgosur që nga viti 2021 dhe është nën mbajtjen e burgut dhe është nën vështrimin e Amerikës, por të gjithë ata ishin nën komandën e Vuçiqit, prandaj për të gjitha veprimet dhe sjelljet e Vuçiqit bota është në dijeni”, thekson eksperti.

Nëse Vuçiqi i urdhëron për çrregullim të situatës, është e kuptueshme që mund të ndodh shprehet Tërnava, gjersa shton se serbët atje janë lodhur nga sjelljet e pa kuptimta.

“Instituti Octopus thotë se ka informacione se presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka urdhëruar nënkryetarin e Listës Serbe dhe i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, Milan Radoiçiqin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës. Nëse dihet se Radojçiq si njeri i besueshëm i Vuçiqit dhe të tillë të tjerë tani që një kohë të gjatë janë nën komandën e Vuçiqit, dhe nëse Vuçiq i urdhëron ata që të ndërmarrin veprime të tilla për rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës, është e kuptueshme se mund të ndodhe ndonjë çrregullim i situatës së tanishme e cila për momentin është e qetë, e që ka të bëjë me zgjedhjet e fundit ku partitë serbe u tërhoqën nga zgjedhjet dhe nuk morën pjesë në ato zgjedhje, te cilat u organizuan nga institucionet e Kosovës, edhe qe pati shtyrje te gjata të zgjedhjeve, partitë politike serbe prapë nuk morën pjesë, sepse Vuçiq i dirigjonte serbët ne ato pjese te veriut, edhe qe serbët e atyre pjesëve sikur po deklarohen janë të lodhur nga sjelljet e pakuptimta destabilizuese që po iu imponon nga ana e Vuçiqit, serbëve në ato pjesë”, pohon Tërnava.

“Ky është një element kriminal i kohës së Millosheviqit”

Image
Skënder Mulliqi

Në anën tjetër, analisti politik Skënder Mulliqi, përmend gazetën “Neë York Times”dhe shkrimin e saj rreth presidentit serb, duke thënë se ajo nuk ka bërë shpifje.

Sipas tij, Vuçiqi udhëheq vallen e krimit jo vetëm në Serbi, por edhe në veri të Mitrovicës.

Shumë çka është marrë tashmë vesh, së cili është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq. Ky është një element kriminal i kohës së Millosheviqit, ku ka qenë ministër i informatave. Të palarat e shumta të këtij krimineli të veshur më petkun e politikanit, ja përplasi për fytyre këtyre ditëve gazeta prestigjioze ‘Neë York Times’ . Nuk ka bërë asnjë shpifje kjo gazetë, përkundrazi ka pasur edhe shumë çka të thotë për Vuçiqin. Ky binjak i Millosheviqit dhe Putinit në vitet e luftës në ish-Jugosllavi ka deklaruar madje edhe ka vepruar që për çdo serb të vrarë të vriten 100 myslimanë të Bosnjës. Ky gjithashtu ka qenë krah i fortë i dy kriminelëve tjerë, Ratko Mlladiqit dhe Radovan Karagjiqit. Biografia kriminale e Vuqiqit flet së kemi të bëjmë më një person jo vetëm më prirje shoviniste, por edhe prej një racisti të rryer kundër çdo gjeje që është shqiptare. Këtë logjikë të ndytë kundër Kosovës është duke e vazhduar që 10 vite sa është në krye të Serbisë. Zaten hiç më të mirë nuk ishin as udhëheqësit e këtij shteti para tij. Logjika serbomadhe nga Garashanini , Qubrilloviqi dhe Kisha Ortodokse Serbe , për shfarosjen e shqiptarëve po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Vallen e krimit jo vetëm në Serbi, Vuçiq po e udhëheq edhe në veri të Mitrovicës. E ka instrumentalizuar minoritetin serb atje për të mos e pranuar shtetin e Kosovës. Ka formuar strukturat paralele kriminale serbe, të cilat gjithë pas luftën shkaktuan incidente madje edhe vrasje të shqiptarëve. Ky është kryebanditi më banditët si Radojqiq dhe Rakiq të Listës Serbe, e cila në mënyrë paradosale po vepron në jetën politike dhe institucionale të Kosovës”, shprehet Mulliqi.

Lista serbe dhe Radojqiqi janë të vendosur për ndarjen e Kosovës, sipas Mulliqit, gjersa shton se atyre nuk po ju ecë puna siç e kanë menduar.

“Kjo Listë e cila po punon sipas direktivave të Beogradit zyrtar duhet medeomos të largohet nga institucionet tona. Vuqiqi , Lista dhe Radojqiq, janë vendosur hapur për ndarjen e Kosovës, përmes Asociacionit famoz. Presidenti i Serbisë që shumë herë radhazi është duke e kërcënuar Kosovën më luftë në veri, përmes bandave të tij. Është duke përdorur çdo metodë dhe shantazh për të implementuar Asociacionin më kompetenca ekzekutive që është ndarje mbi baza etnike. Vuçiqit pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit, ka filluar t’i rrëshqet dheu nën këmbë, se nuk është më ai që i cakton agjendat e bisedimeve më Kosovën. I ka hasur sharra në gozhdë, dhe për atë gjithnjë e më tepër po bëhet nevrik, dhe këtë nervozë po e shpërfaqë më paralajmërime për destabilizim rishtazi të veriu të vendit tonë. Nuk ju lejua referendumi dhe as mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Nuk po i ecë puna siç e ka menduar më Asociacionin në takimet më kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel. Nuk i eci as thirrja për bojkot të zgjedhjeve në katër komunat më shumicë serbe ne veri. Dhe, paralajmërimi nga organet tona për vendosjen në qarkullim të urës mbi lumin Ibër për shumë kohë të barrikaduar e ka na djersitur shumë qetnikun e Sheshelit”, pohon Mulliqi.

Nëse do të ketë trazira apo jo, Mulliqi thotë se varet nga qëndrimi i BE-së dhe Amerikës.

Sipas tij, Serbia është duke u përpjekur ta shfrytëzojë rastin e luftës në Ukrainë dhe ta formojë Serbinë e madhe, apo edhe më shumë.

“ Dhe, është e vërtetë e dhëna nga Instituti Octopus që thotë se ka informacione se presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka urdhëruar nënkryetarin e Listës Serbe, njëherit i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, Milan Radoiçiqin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës. Se a pritet që do të kemi trazira, shumë do të varet nga qëndrimi i BE-së dhe Amerikës, të cilat çuditërisht jo vetëm që i arsyetuan barrikadat e fundit në veri, por ata kërkuan që heqja e tyre të bëhet pas bisedimeve politike, e që dihet së Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, dhe ka të drejtë në zbatimin e rendit dhe të ligjit në çdo cep të vendit. Tjetër. Mendoj se Vuçiqi ka më shumë retorikë politike, se sa guxim për t’i hy ndonjë aventure, të rrezikshme, kur e dinë mirë, se do të ndeshet më forcat tona dhe më NATO-n. Serbia është duke e shfrytëzuar luftën në Ukrainë dhe mu për atë Vuçiqi nuk po e zbutë retorikën luftënxitëse dhe as opstrukcionet politike në bisedime për normalizim të marrëdhënieve që zor që mund shpejt të arrihen. Është duke u përpjekur për të shfrytëzuar rastin që të formojë Serbinë e Madhe apo më shumë. BE-ja dhe Amerika sikur nuk po tregohen shumë të vendosura ndaj një regjimi jo të refermuar siç është regjimi i Vuçiqit. Shumë është duke ju lënë terren Putinit dhe Vuçiqit, në Mal të Zi më zgjedhjet e reja, në Bosnje më Dodikun e Republika Serpska dhe në Kosovë., në tendencë për të formuar po ashtu një Republikë serbe, përmes Asociacionit. Edhe kërcënimi i fundit të Vuçiqit më Radojqiqin ka për qëllim trysnin që në raundin e ardhshëm të bisedimeve të arrin synimin për implemenetimin e Asociacionit”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat