“Do të mbushet vendi me kufoma të agresorit serbo- madh, flakë do të ndizet Ballkani”, Kelmendi i reagon “ashpër” Lajçakut dhe Borrellit për asociacionin

Politika

“Do të mbushet vendi me kufoma të agresorit serbo- madh, flakë do të ndizet Ballkani”, Kelmendi i reagon “ashpër” Lajçakut dhe Borrellit për asociacionin

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 12 maj 2023 Në ora: 08:05
Kurti- Lajcak- Borrell- Vuciq

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak, ka qëndruar në Kosovë të enjten.

Pas vizitës së tij, Lajçak të premten do të qëndrojë në Beograd dhe tashmë sipas tij, atje po niset me informacione dhe përshtypje të reja. Fillimisht, Lajçak u takua me Kurtin që zhvilloi “diskutim të rëndësishëm” për rrugën përpara në procesin e normalizimit pas takimit të 2 majit.

“Është e rëndësishme që e kuptojmë qartë sekuencën e hapave (që do të ndërmerren), kështu që patëm një diskutim të rëndësishëm në të gjitha aspektet. Unë do të kem të njëjtat diskutime nesër në Beograd”, deklaroi Lajçak.

Duke folur para gazetarëve pas takimit, emisari evropian tha se qëllimi i takimit ishte të krijohet një kuptim i qartë se si do të veprohet tani e tutje.

“Ne kemi Marrëveshjen, kemi Aneksin, ndaj duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit të parë, hapit të dytë dhe hapit të tretë”, u shpreh ai, duke shtuar se diskutimi me kryeministrin e Kosovës ishte “shumë intensiv, por shumë i rëndësishëm”.

Lajçak ka vizituar edhe Urën e Ibrit, qëllimi i vizitës që sipas tij, ishte që të marrë ” informacionin e dorës së parë nga njerëzit që jetojnë këtu për të parë se si e shohin situatën ata”.

Duke komentuar vizitën e Lajçakut, analisti politik, Muhamet Kelmendi, shprehet se ai është politikan sllovak dhe Sllovakia nuk e ka pranuar Kosovën.

Sipas tij, Lajçak dhe Borrell janë future në emër të UE-së si qëndrim të palëve të barabarta në dialog, sikurse Kosova të ishte agresore ndaj shtetit serb dhe të kishte bërë gjenocid në Serbi.

“Shqiptarët nuk kanë ku të shkojnë jashtë tokës së vetë Dardane! Z. Lajqak është politikan sllovak. Ndërsa, Sllovakia, sikurse dihet, nuk e ka pranuar shtetin e pavarur të Kosovës. Në politikën e z.Lajqak, sikundër edhe të z.Borrell, është futur në emër të UE qëndrimi i palëve të barabarta në dialogun Kosovë- Serbi. Tamam sikurse edhe Kosova të ishte agresore ndaj shtetit serb dhe të kishte bërë gjenocid në Serbi. Dhe, këtë politikë, po e përkrah edhe SHBA. Disa herë z.Gabriel ka deklaruar dhe ka bërë barazinë në dialog midis Kosovës dhe Serbisë”, deklaron Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas Kelmendit, pikëpamjet e atilla janë të rrezikshme, dhe tani në Kosovë po insistohet të krijohet një Serbi e vogël.

“Pikëpamjet e tilla janë treguar të rrezikshme. Është i vetmi shtet në Evropë, që pas LDB-së, edhe pse agresor dhe gjenocidial, që Serbia, doli nga luftërat e ish-Jugosllavisë me fitore të mëdha. U krijua Serbia e madhe. Vojvodina u serbizua. U ndërtua Republika serbe në Bosnië e Hercegovinë dhe tash në politikën e ofruar të UE-së dhe të SHBA-ve, edhe në Kosovë, po insistohet të krijohet edhe një Serbi e vogël. UE dhe SHBA-te e liruan Serbinë nga përgjegjësia në Kroaci, në Bosnië e Hercegovinë dhe në Kosovë. Serbia nuk u dënua për terrorin dhe për gjenocidin në Bosnië e në Hercegovinë dhe në Kosovë. U rehabilitua si shtet. Mbeti shtet neofashist dhe tash ka marrë pozitë të fuqishme në raport me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kuptohet se së këndejmi po pretendon të pushtojë këto vende”, pohon Kelmendi.

Asociacioni sipas Kelmendit, ka lindur si pasojë e pasivitetit të shtetit shqiptar dhe dështimit të politikës së jashtme të Kosovës.

Por, ai shton se Kosova nuk duhet ta lejojë ndërtimin e një shteti serb brenda Kosovës.

“Në këto qëndrime, përveç faktorit ndërkombëtar, ka ndikuar shumë pasiviteti i shtetit shqiptar dhe dështimi i politikës së jashtme të Kosovës. Ballkani i Hapur është arma me shkatërrimtare ndaj Republikës. Tash kemi dialog pa përgjegjësi të shtetit serb. Kështu ka lindur Asociacioni që po përkrahet nga z. Borel dhe z. Lajcak, nga qarqet e veçanta të UE-së dhe të SHBA-ve. Por, pavarësisht kësaj, Kosova kurrsesi nuk duhet të lejojë të ndërtohet një shtet serb në Kosovë”, shprehet analisti.

Duke komentuar deklaratën e Lajçakut, Kelmendi thotë se ka karakter kërcënues dhe kjo i shkon interesit të Serbisë.

“Thënia e z.Lajcak,- se mund të kemi ose normalizim ose konflikt,- ka karakter kërcënues ndaj Kosovës, konkretisht për të dhënë po-në për një Republikë serbe në Kosovë. S’ka dilemë se deklaratat e tilla shkojnë në interes të shtetit serb. Këtë e vërteton e dhëna se ose "normalizim ose konflikt". Duke menduar z. Lajcak se Kosova është e dobët dhe nuk mund të fitojë luftën kundër Serbisë kërcënon për të pranuar Republikën serbe në Kosovë. Tjetër qëllim nuk ka!”, vazhdon Kelmendi.

Sipas tij, Serbia do të pësojë në Kosovë sikurse agresioni rus në Ukrainë dhe Ballkani do të ndizet i tëri.

“Mirëpo, z.Lajcak dhe udhëheqësi i tij z.Borel po shohin agresionin rus në Ukrainë. Kështu do të pësojë dhe Serbia në Kosovë. Do të mbushet vendi me kufoma të agresorit serbo madh. Agresionit serb do t'i përgjigjen shqiptarët si komb dhe Serbia do të ikë nga Kosova me humbje të mëdha. Fitorja e shtetit serb do të jetë si e Piros në Trojë. Flakë do të ndizet i tërë Ballkani. Me këtë do të merre fund edhe Sllovakia sllave e z.Lajcak. Dhimbjet do të ndihen edhe në Francën e z. Makron dhe në Spanjën e z Borel, në Berlin e në Londrën e Qerqilit. Evropa duhet të ketë të qartë këtë. Shqiptarët janë në tokën e vet Dardane. Nuk kanë ku shkojnë. Është vetëm një rruge, ajo e luftës së kombit shqiptar për ekzistencë fizike dhe si komb i lirë në Iliri”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat