“Tokë e Askujt”/ Deklarata e Edi Ramës për veriun e Kosovës revoltoi shqiptarët –Analistët tregojnë pritjet për rezolutën e 12 tetorit

Politika

“Tokë e Askujt”/ Deklarata e Edi Ramës për veriun e Kosovës revoltoi shqiptarët –Analistët tregojnë pritjet për rezolutën e 12 tetorit

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 6 tetor 2023 Në ora: 16:46
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për “The Financial Times”, “e cilësoi veriun e Kosovës, tokë të askujt”.

“[Kosova e veriut] është bërë me kalimin e viteve një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur shumë debat si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Kjo është hera e dytë që Rama e thotë, mbase veç në një formë tjetër nga deklarimi i mëparshëm, se “veriun e Kosovës duhet ta këtë nën kontroll KFOR-i”, e që çuditërisht është deklaratë e njëjtë me atë të presidentit serb, Vuçiq.

Për këtë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka vendosur që më 12 tetor ta mbajë seancën e posaçme për Kosovën, për miratimin e një rezolute rreth situatës në Kosovë.

Shahu: Politika në Tiranë kërkon të fitojë pikë në kurriz të Kosovës

Analisti Rexhep Shahu, në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se me këtë deklarim Rama flet si jo shqiptar, madje duke harruar se KFOR-i ka në kontroll gjithë territorin e Kosovës, jo vetëm veriun.

Image
Analisti Rexhep Shahu

“Politika në Tiranë kërkon të fitojë pikë në kurriz të Kosovës, Rama flet si jo shqiptar për Kosovën, të gjithë, edhe Rama, harrojnë se KFOR-i ka nën mbikëqyrje gjithë Kosovën jo veç veriun, dhe asgjë nuk fitohet pa KFOR-in, as policia as forcat speciale nuk bëjnë asgjë pa KFOR-in. Ata luftojnë e rezistojnë në prehër të KFOR-it. Çdo retorikë jashtë KFOR-it E NATO-s është banale dhe për vota elektorale. KFORI MBRON SIGURINË E PAPREKSHMERINE E KOSOVËS, të gjithë Kosovës e jo veç të veriut që flet Rama”, thotë ai.

Ai duke ironizuar me Ramën thotë se “nuk e ka ditur që KFOR-i ishte prezent në Kosovë që nga viti 1999”.

“Rama nuk e ka ditë qe KFOR-i ka që nga 1999 që është në veri, jug, lindje e perëndim të Kosovës. KFORI E AMERIKA ia mundësuan suksesin e fundit policisë së Kosovës në veri. Kosova sapo ka dalë nga lufta në liri nuk ka fuqi as ushtri as financa të mbrohet vetë. Ndaj e mbron Amerika e NATO që ia sollën lirinë, që e dëbuan Serbinë prej Kosove. Në luftojmë dhe e mbrojmë Kosovën në facebook e telefonave celularë”, përfundon ai.

Mehazi: Kuvendi i Shqipërisë më 12 tetor do veprojë sipas direktivave të mikut të Vuçiqit

Profesori Sulejman Mehazi, ka thënë se Kuvendi i Shqipërisë do të veprojë sipas direktivave të Ramë, siç thotë ai mikut të Vuçiqit.

“Kuvendi i Shqipërisë më 12 tetor do veprojë sipas direktivave të mikut të Vuçiqit, e armikut të Kurtit dhe Kosovës, Edi Ramës, dihet që më parë që miratimi i rezolutës për sulmet terroriste serbe në Kosovë do jetë e njëmendtë si e krye-terroristit serb Aleksandar Vuçiqit që KFOR-i të kontrollojë veriun e Kosovës me shumicë serbe pa mos i pyet heronjtë e Ministrisë së Brendshme, policinë e Kosovës, të cilët jo që ndaluan luftën në Kosovë, por shpëtuan edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor nga hovet terroriste serbe të Vuçiqit”, shprehet ai.

Image
Profesori Sulejman Mehazi

Më tej, thotë se edhe krye- parlamentarja ka për të qenë zëdhënëse e Ramës atë ditë, duke u munduar ta fajësojnë qeverinë e Kosovës dhe të arsyetojnë terroristët që sulmuan Kosovën.

“Jemi të sigurt se krye - parlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla, gjatë seancës për miratimin e një farë rezolute për Kosovën do bëhet zëdhënëse e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, së bashku me deputetët e PS-së duke fajësuar qeverinë e Kosovës e arsyetuar terroristët serbë që sulmuan Kosovën. Vetë deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në gazetën prestigjioze britanike "Financial Times" që deklaroi se Kosova është "toka e askujt" e ka kuptimin e tokës pa zot, qeveri e shtet, pyesim Edi Ramën se si është e mundur që tërë bota diplomatike e politike e panë, e dëgjuan dhe u bindën se policia e Kosovës pa ndihmën e askujt i dolën zot tokës së veriut duke vrarë, ndjekur e përzënë në mënyrë spektakolare terroristët serbë përtej kufirit të Kosovës? Shkurt e qartë, formula e rezolutës parlamentare më 12 tetor, nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, do jetë jo për të dënuar terroristët e Vuçiqit që sulmuan veriun e vendit, por, Nikolla, do arsyetohet e përqëndrohet në dy pikat e shefit të saj Edi Ramës, e para, se veriu i Kosovës është "tokë e askujt" e për të qenë e "dikujt" tokën e veriut të Kosovës ta kontrollojë KFOR-i e kurrsesi policia e Kosovës”, deklaron ai.

Në fund, shton se për Kurtit rezolutat e Ramës janë si ato të Vuçiqit, kundër Kosovës.

“Sikurse Aleksandar Vuçiqi që nuk e njeh Kosovën, po ashtu edhe, Edi Rama, nuk e njeh veriun e Kosovës nën administratën e qeverisë së Kosovës, duke e konsideruar si "tokë e askujt". Për Kosovën e Albin Kurtit rezolutat e Ramës janë të njëjta si rezolutat e Vuçiqit kundër Kosovës”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat