Tërnava: Nga ndërkombëtarët të kërkohet që Kosovës t’i lejohet anëtarësimi në NATO dhe me këtë Kosovës do t’i sigurohet sovraniteti territorial i saj

Politika

Tërnava: Nga ndërkombëtarët të kërkohet që Kosovës t’i lejohet anëtarësimi në NATO dhe me këtë Kosovës do t’i sigurohet sovraniteti territorial i saj

Nga: M.Haziri Më: 18 tetor 2023 Në ora: 13:59
Hajrullah Tërnava

Ditë më parë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës (PK), ka bërë të ditur se në vazhdën e angazhimit dhe realizimit të aktiviteteve policore për ruajtje të rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të aktiviteteve kriminale, sot kanë zbatuar urdhër kontroll në pjesën veriore të vendit.

Sipas njoftimit thuhet se Prokuroria Speciale njofton se me urdhër të gjykatës, Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në shtatë lokacione në pjesën veriore të vendit, që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023.

Kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Ai u shpreh se sulmi në Banjskë arriti të zbuloj armatimin që serbët e kishin fshehur për të ndërhyjë në pjesën e veriut.

Sipas tij, duhet të hetohet Radojçiqi dhe Lista Serbe.

Sulmi terorist ndaj sovranitetit të Kosovës nga ana e Serbisë në krye me Radojçiqin si zëvendës kryetar i Listës Serbe nga të cilat sulme u vra një polic i Kosovës dhe u plagosën dy policë të tjerë, dhe armatimi që u zbulua në vendin e ngjarjes në fshatin e Banjskës, komuna e Zveçanit. Si dhe zbulime tjera të përditshme që po ndodhin në ato territore nga ana e policisë të Kosovës, bënë pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktiviteteve policore, ditë më parë u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë dhe në po këto vende u zbuluan sasi të konsiderueshme të armatimit sikur e cekëm më lartë. Radojçiqi si organizator i këtyre sulmeve, ndaj tij duhen të udhëheqen hetimet për veprat kriminale të ndërmarrur si sulm ndaj sovranitetit të teritorit të Kosoveë, si dhe të ndërmirren hetime ndaj partisë serbe, Lista Serpska, dhe ligjërisht t’i ndalohet e drejta e veprimit të saj si parti politike e Kosovës. Sepse armatimi i gjetur nga 24 shtatori i vitit 2023 si dhe zbulimet tjera të shpeshta të armatimit që po zbulohen ditë e për ditë, po dëshmohet se kjo parti në fjalë ka pasur dijeni këtë armatim dhe ka kontribuar që ky armatim në po aq sasi të madhe t’i shërbej popullates serbe për luftë aktive të sulmit të pjesëve të veriut”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë thotë që ka dëshmi të majftueshme që Serbia është involvuar në veprimet terroriste ndaj Kosovës.

“Në bazë të këtyre dëshmive sikur u ceken, e që po konstatohet se vet Serbia është e përfshirë dhe e involvuar në këto veprime terroriste ndaj një shteti sovran sikur që është Kosova. Këto dëshmi lirisht mund të konstatohen si të mjaftueshme që Serbia ishte e përfshirë dhe e involvuar në sulme terroriste prandaj nga institucionet ndërkombëtare sikur që është BE dhe SHBA të kërkohet të ndëshkohet shteti i Serbisë, dhe me këto veprime do t’i vie fundi i terrorizmit serbe njëherë e përgjithmon. Prandaj në të ardhmen kjo provoj do t’iu shërbej edhe shteteve tjera të cilat i përdorin metodat e terrorizmit si sulm për t’i arritë qëllimet e tyre, se çfarë i presin ato shtete që pretendojnë për sulme të tilla. Kurse nga ndërkombëtarët të kërkohet që Kosovës t’i lejohet anëtarësimi në NATO dhe me këtë Kosovës do t’i sigurohet sovraniteti territorial i saj”, nënvizoi Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat