Tomë Gashi vjen me parashikim jo të mirë për Serbinë – ja për çfarë e paralajmëron Kosovën!

Politika

Tomë Gashi vjen me parashikim jo të mirë për Serbinë – ja për çfarë e paralajmëron Kosovën!

Nga: M.Haziri Më: 30 prill 2024 Në ora: 14:32
Tomë Gashi

Deklaratat kërcënuese të Serbisë ndaj Kosovës po vazhdojnë të jenë prezente, ani pse e njejta ka mbetur vetëm tek këto deklarata.

Vuçiq dhe liderët serbë në vazhdismi theksojnë që janë kërcënim për Kosovën duke mos pranuar realitetin që kjo e fundit është tashmë shtet i pavarur dhe demokratik.

Por që nuk duhet harruar se serbët për të destabilizuar sigurinë në vend po punojnë çdo ditë e më shumë.

Se Serbia po e mendon një konflikt e ka theksuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, I cili ka deklaruar se vendi ynë duhet të jetë gati për luftë, pasi kundër nesh gjithmonë mund të nis një sulm hibrid nga Serbia.

E në lidhje me gjith këtë situatë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai tha se Serbia duhet ta ketë të qartë që Kosova tashmë ka ushtrinë dhe policinë e saj, e situata nuk është si në vitet e 1998 – 1999.

“Ne me Serbinë jemi permanent në luftë, vetëm lufta e armatosur ka përfunduar më 12 qershor 1999. Tani Serbia e din që ne nuk jemi në situatën e viteve 1998 - 1999, jemi shtet i pavarur i pranuar nga mbi 117 shtete, kemi ushtrinë tonë, policinë tonë. Jemi ne dhe kemi edhe NATO-n me KFOR-n këtu qe 25 vite”, u shpreh avokati.

Më tej, ai tha se luftë të hapur nuk mund të ketë mirëpo incidente nga Serbia mund të ketë përsëri.

Kështu që rrezik për luftë të hapur me hyrje të ushtrisë serbe në Kosovë nuk ka me pas. Ndërsa incidente terroriste si ajo e 25 shtatorit 2023 mund të ketë. Po nëse ka, përgigjen do ta marrin njejt si me 24 apo 25 shtator tq vititi të kaluar”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

Kujtojmë që për sulmin në Banjskë nuk është dënuar ende Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat