Juristi me akuza për ndërkombëtarët: BE dhe SHBA s’po ia gjejnë fundin dialogut

Politika

Juristi me akuza për ndërkombëtarët: BE dhe SHBA s’po ia gjejnë fundin dialogut

Nga: N. Sh. Më: 30 prill 2024 Në ora: 22:28
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Profesori dhe analisti politik Blerim Burjani, ka folur për dialogun Kosovë – Serbi dhe për paraqitjen e presidentes Vjosa Osmani në OKB.

Për paraqitjen e presidentes Osmani përballë Aleksandër Vuçiqit thotë se, nuk pati diçka të re aty, por pati akuza të presidentes në drejtim të Serbisë.

Ndërsa, Burjani shton se Serbia aty tentoi në vazhdimësi që t’i rikthej akuzat në akuza të tyre dhe kundër akuza, por shton se nuk zgjidhin asgjë këto në mes të  dy vendeve.

“Dihet se Serbia ka kryer krime në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci. Serbia është në defanzivë për shkak të rezolutës ndërkombëtare të gjenocidit në Srebrenicë. Serbia nuk e merr dënimin e merituar në zhvillimin e luftërave në ish Jugosllavi. Kjo ka bërë që Serbia të mos pranoj asnjë gjenocid të bërë, duke tentuar të barazoj vetën me viktimat në Bosnje e Kosovë”, thotë Burjani.

Ai tutje shprehet Serbia është “falur” deri tani për këtë, prandaj nuk ka marr përgjegjësi.

Profesori pohon se, dialogu ka dështuar deri tash.

Sipas tij, përgjegjësia për këtë që të arrihet normalizimi është tek ndërkombëtarët.

“Është zhvilluar dialog në kundërshtim me rezolutën në OKB që denigroj në dialog teknik, përderisa eskaloj në dialog politik. Serbia e shfrytëzoj si shancë për t’u marr me dialog politikisht dhe kjo e pamundësoj potësisht normalizimin”, thotë tutje juristi.

Burjani potencon se dialogu teknik u degradua sa që për vite u fol për asociacionin etnik serb që prek Kushtetutën e Kosovës.

“Filluan BE dhe SHBA të flasin për statusin etnik të serbëve në Kosovë, dhe menduan se Plani i Ahtisarit plotësisht u ofroj të drejta maksimale pakicës serbe në Kosovë. Tash u ka humbë busulla se si me ardh në përfundim ky dialog tekonik që nuk ka lidhje me teknik. As fundin nuk po dijnë me ia gjet BE dhe SHBA. Serbia plotësisht po e shftyrëzon dialogun për qëllime maksimale në Kosovë”, përfundon profesori dhe juristi Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat