Paralajmëroi se muaji maj do të jetë jetik për Serbinë/ Profesori: Këto dy ngjarje do ta dridhin Beogradin!

Politika

Paralajmëroi se muaji maj do të jetë jetik për Serbinë/ Profesori: Këto dy ngjarje do ta dridhin Beogradin!

Nga: A.SH Më: 2 maj 2024 Në ora: 13:28
Vjosa Osmani

Profesori dhe njëherit njohësi i çështjeve politike, Muahmet Kelmendi ka komentuar situatën që ka të bëjë me qeveirnë e re të Serbisë.

Ai thotë se këtë çfarë ka bërë Serbia, i bie se nuk e do paqen në këtë pjesë të Evropës, madje sipas tij, po punon për bashkimin e tërë sllavë në Ballkanin Perëndimor në një shtet serb.

“Konstituimi i Qeverise në Serbi tregoi se krimineli i luftës Vuçiç është brenda fazës së bashkimit të "botës" serbe në një shtet. Në Qeveri u futen pikërisht njerëzit e shpallur non grara nga SHBA. Vulin u bë Zëvendëskryeministër. Edhe të tjerë u futën në Qeveri të Serbisë.

Nga krimineli i luftës Vuçiç doli një qeveri pro shterit rus, Putinit dhe Kinës, z.Xi. Ky po e viziton me datën 7 maj Serbinë.Shteti serb po tregon se nuk e do paqen në këtë pjesë të Evropës.

Përkundrazi! Po punon për bashkimin e tërë sllavë në Ballkanin Perëndimor në një shtet serb, duke zhdukur shtete dhe kombe jo sllave. Si do të quhet kjo bashkësi shtetërore pak ka rëndësi. Nga tandemi Dodik-Vuçiç u quajt Jugosllavi”, thotë ai.

Më tej, Kelmedi thotë se qëllimet e serbëve dolën edhe zyrtarë të BE-së, si Cameron i cili përmedi rrezikun për luftë, e poashtu edhee nga Viola von Cramon e cila tha se BE-ja duhet të përzë Serbinë nga agjenda për intergrim.

“Qëllimet e tilla të shtetit serb dolën edhe nga shumë zyrtarë të BE-së.

Edhe nga Ministri Jashtem i Anglisë, z Cameron, u theksua rreziku i luftës nga Serbia. Ish Sekretari i Mbojtjes, tash Lord në Dhomën e Lordëve në Britaninë e Madhe, kërkoj veprim ushtarak për të ruajtur Bosnjen e Hercegovinën dhe Kosovën.

Viola von Cramon, në postim "X" ka thënë: "Bashkimi Evropian duhet të përzë Serbinë nga agjenda për intergrim".

"Nuk ka më para të Bashkimit Evropian, as pako të zgjerimit për Serbinë derisa Vuçiçi kërcënon me autokrat në Kinë e Rusi".

Krimineli i luftës Vuçiç u ka shpallë shumë shteteve të BE-së luftë politike. Bazë e kësaj lufte të shpallur nga Serbia është Gjernania dhe Anglia. Pati konflikt edhe me Slloveninë”, shprehet ai.

Në fund thotë se edhe vet Serbia paralajmëroi se muaji maj është i veçantë, majde jetik për Serbinë.

Profesori thotë se dy ngjarjet e mëdha që do të ndodhin në maj dhe do ta trondisin Serbinë janë pranimi i Kosovës në KiE dhe votimi në Asamblenë e Përgjithshme për gjenocidin serb në Srebrenicë.

“Tash gjindet shteti serb para dy ngjarjeve të mëdha. Krimineli Vuçiç e shpalli muajin maj si muaj shumë të veçantë dhe jetik për Serbinë. Më 17 maj vendoset nga Ministrat e Jashtëm të Evropës pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Ndërsa, më 14 maj votohet në Asamblenë e Përgjithshme për gjenocidin serb në Srebrenicë. Këto dy ngjarje e kanë dridhur Beogradin.

Serbia shpalli botërisht luftën për armatim, si synim parësor i shtetit. Nga kryeministri i posa emëruar, u theksua se me armatim e "sigurojmë shtetin serb". Por ky nuk përmendi nga kush kërcënohet?

Serbia i ka forcuar bazat ushtarake serbe anës së kufirit me Kosovën. Po përgatiten edhe grupe të veçanta të armatosura për të vepruar. Priten aktivitete terroriste brenda në Kosovë dhe edhe në Malin e Zi dhe në Bosnjë e Hercegovinë. As sllavët maqedon nuk kanë mbetur jashtë kësaj loje politiko-ushtarake serbe. Në "boten serbe" hyjnë Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Vend ka edhe për Shqipërinë”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat