Eksperti i sigurisë zbulon prapavijën e vizitës së ndaluar të Petkoviq në Kosovë – ky do të jetë skenari i radhës i serbëve!

Politika

Eksperti i sigurisë zbulon prapavijën e vizitës së ndaluar të Petkoviq në Kosovë – ky do të jetë skenari i radhës i serbëve!

Nga: M.Haziri Më: 3 maj 2024 Në ora: 19:08
Petar Petkoviq

Ministria e Punëve të Jashtme gjatë ditës së sotme ia ka refuzuar vizitën në Kosovë drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Sipas njoftimit, gjatë fundjavës Petkoviqi kishte planifikuar të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës në Manastirin e Deçanit, në shërbesën e mëngjesit në Manastirin e Graçanicës e më pas do të vizitonte edhe Manastirin e Draganacit në Novobërdë.

Të gjendur në këtë situatë se a pritet ndonjë veprim nga serbët si kundërpërgjigje për këtë situatë, ka folur eksperti i sigurisë Drizan Shala për “Bota sot”.

Ai thotë se Serbia po mundohet të bëjë një “Botë Serbe-Jugosllave” të re dhe se kjo kërsesë e refuzuar ndaj Petkoviqit ka tri arsyje se si do ta paraqesë Kosovën.

Lufta Hibride e Serbisë tani me është duke marr formen e saj nga e cila po tentohet që me çdo kusht të arrihet justifikimin e plasimit të platoformes se re "Bota Serbe-Juguslavia e re 2.0".

Image
Drizan Shala

Dihet që kjo kërkesë është bërë për tri arsyje :

a. Paraqitur Kosovën si palë e cila nuk respekton të drejtat e pakicave në vend.

b. Paraqitur Kosovën si shtet i cili nga ky lidership po tentohet të hakmirret mbi bazën fetare duke mohuar pjesëmarrjen në këtë festë ortodokse.

c. Rritur sendimentin brenda serbëve në Kosovë por edhe në Serbi për të pranuar çdo formë të veprimit nga Serbia në drejtim të Kosovës edhe më forcën ushtarake”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë shton që duhet të një koordinim i vazhdueshëm i Kosovësn me ndërkombëtarët.

Pra ne duhet të jemi të kujdeshëm në marrjen e hapave në kohën që po kalon Kosova sepse nuk ja vlen që të atakohet siguria e brendshme e Kosovës me rrugën e drejtë dhe legjitime të nisur nga institucionet tona por kjo të bëhet në koordinim më SHBA dhe Britani të Madhe si dhe Gjermaninë”, theksoi tutje ai.

Gjitahshtu Shala përmend dy procese që lufta hibride e Serbisë është e fokusuar duke përmendur edhe skenarin e radhës të serbëve.

Lufta hibride e Serbisë tani është e fokusuar në këto dy procese :

1. Procesi i pengimit të avancimit të vendeve të rajonit në gjetjen e rehabilitimit të tensioneve politike dhe etnike që kanë karakterizu rajonin.

2. Rritjen e presionit përmes formave jo konvecionale të veprimit duke rritur akteret jo shtetëorë në drejtim të përmbushjes se misionit të Beogradit në drejtim të vendeve të rajonit.

Pas festës së pashkëve ortodokse do të kemi rritjen e këtyre kërkesave për vizitë nga qeveria e re në drejtim të Kosovës për të arsyetuar retoriken nacionaliste dhe argumentuar pozicionimin e personave të listes së zezë të SHBA që vetëm kështu duke mos dëgjuar perëndiminin ne mundem ta mbrojmë tokat tona të "shenjeta" që ata i referohen jo vetëm Kosovës por edhe Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut , BiH”, përfundoi eksperti i sigurisë Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat