Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe rezultati i shqiptarëve, profesori: Ky është gabimi që bëri Ali Ahmeti

Politika

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe rezultati i shqiptarëve, profesori: Ky është gabimi që bëri Ali Ahmeti

Nga: A.SH. Më: 10 maj 2024 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Maqedoninë e Veriut më 8 maj mbajti zgjedhjet e dyfishta, ato parlamentare dhe presidenciale.

VMRO DPMNE-ja, e cila deri tani në opozitë, u shpall fituese si për kreun e shtetit, ashtu edhe në zgjedhjet për Parlamentin e ri.

Profesori nga Maqedonia Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se BDI-ja e Ali Ahmetit ua fali gjysmën e deputetëve partive tjera.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, Ali Ahmeti ka bërë gabim politik gjatë këtyre zgjedhjeve parlamentare, sepse nga 18 deputetë, që mori, 9 janë të huaj, 9 janë puro të BDI-së.

“BDI-ja zemërgjerë me votat e saja ua fali gjysmën e deputetëve partive tjera pa farë ndikimesh politike, nga kurrgjë i bëri parti parlamentare.

BDi-ja me votat e veta ia fali Thaçit dy deputetë, nga tabuti politik Ali Ahmeti e ringjalli Thaçin si feniksi, po ashtu Ali Ahmeti zemërgjerë dhe Selën e nxori nga varri politik, ia dhuroi dy-tre deputetë, çfarë gabim politik ka bërë Ali Ahmeti gjatë këtyre zgjedhjeve parlamentare, nga 18 deputetë, 9 janë të huaj, 9 janë puro të BDI-së, sipas rezultateve del s'e Vleni ka 13 deputetë, BDI-ja 9 deputetë, çfarë luksi politik i BDI-së, përgjysmoi veten për armiqtë më të mëdhenj të BDI-së.

Rezultatet e deputetëve shqiptarë janë si vijon: Vlen 13 deputetë, BDI-ja 9 deputetë, PDSH-ja 2 deputetë, Sela 3 deputetë, Zejdi 1 deputet dhe partitë e pakicave turke, rome e boshnjake 3 deputetë”, shprehet profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat