Veprimtari nga Gjermania bën thirrjen ‘urgjente’: Asociacioni të mos dërgohet në Kushtetuese, ky është qëllimi i ndërkombëtarëve

Politika

Veprimtari nga Gjermania bën thirrjen ‘urgjente’: Asociacioni të mos dërgohet në Kushtetuese, ky është qëllimi i ndërkombëtarëve

Nga: H.O. Më: 17 maj 2024 Në ora: 17:59
Ilustrim

Publicisti dhe veprimtari nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për ‘Bota sot’ ka folur për krijimin e Asociacionit dhe dërgimin e kësaj ҫështje në Gjykatën Kushtetuese. Ai thotë se dilemë e madhe dërgimi i Draft Statutit franko-gjerman apo ndonjë Draft tjetër për Asociacionin, i hartuar nga vet qeveria në Gjykatën Kushtetuese.

“Sistemi Drejtësisë është dhunuar dhe rrënuar nga disa komandantë, të veshur me pushtet të pamerituar, më sakt, uzurpatorë të dhunshëm të pushtetit, qoftë edhe duke shkelur mbi kufoma shqiptarësh! Kjo "drejtësi" i heshti qindra vrasje politike dhe afera tjera korruptive, për një çerek-shekulli çlirim! Janë qindra arrestime, për krime faktike. Gjykatat e Kosovës, nën presionin e bandave të komandantëve, i kanë liruar me arsyetime fallso, si: krimi i kryer nën efektin të depresionit; dënimi me mbyllje në shtëpi; dënim me para, edhe atëherë kur plagosja me armë zjarri, është cilësuar -tentativë-vrasje; lirim me kush dhe pisllëqe tjera! Edhe atëherë kur janë dënuar, komandantët kanë rihapur gjykimin dhe me përralëzime gjithfarëshe ua kanë zbutur dënimet, duke përgaditur edhe faljen e dënimeve kriminelëve vrastarë”, vlerëson ai.

Ai përmend dy raste të gjykimit të Gjykatës Supreme dhe Kushtetutese të Kosovës, në raport me Serbinë, me ndërhyrjen e politikës.

“Gjykata Kushtetuese gjeti 23 shkelje të Kushtetutës, në Asociacionin e nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa të viti 2013. Por e heshti dhe nuk e shpalli të paligjshëm se Kushtetuta nuk e parasheh, nuk e ligjëson Asociacionin njëetnik, siç ishte ai i vitet fatal 2013. Si dhe plot shkelje tjera u heshtën. Prona shtetërore prej 24 hektarësh tokë-park, të dhuruar me një vendim nga kryekrimineli Millosheviq, ishin Gjykata Supreme dhe ajo Kushtetuese, që aprovuan dhe zbatuan vendimin sa cinik, aq edhe kriminal të Sllobodan Millosheviqit. Shtrohet pyetja: Cila është siguria e një gjykimi të drejtë e kombëtar, kur dihet se kjo Gjykatë, ashtu si dhe i gjithë Sistemi i Drejtësisë është i kapur nga ish-zyrtarët, ish-pushtetarët e shantazhuar dhe të kërcënuar me dosje krimesh faktike, ekskluzivisht, të vrasjeve politike, të ushtarëve luftëtarë dhe të veprimtarëve atdhetarë”, thekson ai.

Zeqiraj thotë se aq më e frikshme dhe dyshuese bëhet Gjykata Kushtetuese, kur shihet ngulmimi i ndërkombëtarëve, që Draft Statuti i Asociacionit të dërgohet  me nguti  dhe menjëherë për shqyrtim në Gjykatën në fjalë.

“Dhe, kur shohim këtë aprovim e gadishmëri të memëzipritur, të ish-pushtetarëve, zyrtarëve partiakë të PAN-it, me dosje krimesh të faktuara, por të pandëshkuara, hafije të hershëm dhe të vonshëm të Shërbimeve Informative, të shteteve armike të Kosovës, me shantazhim të rrastë, rreziku i një gjykimi e vendimi në favor të Serbisë, është lëndor, real. Dhe, kjo tmerron shqiptarët e Kosovës dhe ata të përbotshëm”, tha ai.

Image
Idriz Zeqiraj

Sipas tij, Asociacioni krijesë unike i një shantazhimi të vrazhdët. Presidenti Rugova e dinte këtë dhe e zvarriti për muaj të tërë krijimin e qeverisë së parë ligjore, sepse nuk pranoi ngritjen në pozitë të njeriut të shantazhuar.

“Ishte kreu i Shërbimit Informativ të Francës, Pierre Seramy, në -TV Canal+, ai që denoncoi rekrutimin e Hashim Thaçit agjent të DGSE, përmes Danjean Arnaud, dhëndër i Serbisë. Ai u kujdes për ngritjen e Hashimit në të gjitha postet, hiç të merituara; në Rambuje u përpoq ta dështonte nënshkrimin e marrëveshjes. I ndodhur nën presionin e shantazhimit, u nënshkrua edhe marrëveshja për Asociacionin në vitin 2013. Clausula "Rebus Sic Stantibus", është doktrinë ndërkombëtare, që jepë mundësi të korrigjimit të Marrëveshjeve e kontratave të nënshkruara, nëse rrethanat ndryshojnë, nga koha kur është nënshkruar dhe dëmtojnë njërë palë padrejtësisht”, thotë Zeiqraj për ‘Bota sot’.

Ai thotë ndër të tjera se përveç rrethanave të një shantazhimi ekstrem, me dosje vrastare të oficerëve të FARK-ut dhe të veprimtarëve të LDK-së, për qëllime politike, të marrjes së pushtetit me dhunë, duke kopjuar metodën fashiste të bandës komuniste të Enver Hoxhës, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, nga Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, respektivisht, komandantët e "UÇK-së" të LPK-së, të instruktuar nga oficerët e Sigurimit Shqiptar, në koordinim me Shërbimet Informative armike të Kosovës.

 “Serbia zyrtare ka shpalosur hapur qëllimin e themelimit të Asociacionit, krejt ngjashëm me krijimin e "Republika Srpska" të Dodikut në Bosnje, me qëllim të shkëputjes të veriut të Mitrovicës, për t`ìa bashkangjitur Serbisë. Si dhe bërjen e saj hisedare në administrimin e komunave serbe brenda Kosovës. E gjithë kjo nuk ka asgjë të përbashkët me Asociacionin e planifikuar nga Ahtisari. Dhe, këto dy rrethana, shumë domëthënëse, janë të mjaftueshme për ta aktivizuar doktrinën e cituar ndërkombëtare, në korrigjimin e Marrëveshjes për Asociacionin”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat