A do ketë luftë të re mes Kosovës dhe Serbisë? Eksperti lëshon deklaratën e fortë: Ky shtet rrezikohet nga…!

Politika

A do ketë luftë të re mes Kosovës dhe Serbisë? Eksperti lëshon deklaratën e fortë: Ky shtet rrezikohet nga…!

Nga: A.M. Më: 17 maj 2024 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Termi ‘luftë’ jo pak herë është përmendur kohëve të fundit.

Me Serbinë që në vazhdimësi kërcënon dhe provokon duket se Kosova dhe Ballkani në përgjithësi, nuk do gjejnë qetësi.

Vlen të theksohet se ndëkombëtarët nuk po tregohen mjaftueshëm të ashpër me shtetin serb, pavarësisht se në vazhdimësi lëshohen deklarata kërcënuese dhe tentohet të provokohet një konflikt i ri.

E për këtë çështje, në një bashkëbisedim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Fetah Zejnullahu.

Së pari, ai tha se nuk beson që do ketë një konflikt të ri të përmasave të mëdha mes Kosovës dhe Serbia.

Sipas tij, BE nuk e lejojë një gjë të tillë, pasi problemin kryesor e ka me luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

“Atëherë, nëse flasim për një konflikt të ri, të përmasave më të mëdha, në këtë rast, edhe luftë në Ballkan, apo posaçërisht luftës mes Kosovës dhe Serbisë ne duhet të shohim sa është ndikimi i Serbisë dhe Kosovës në aspektin global. Kur flasim për këtë, dmth Kosova dhe Serbia janë shtete shumë të vogla që të ndërhyjnë në interesat e politikave të mëdha, në këtë rast të superfuqive.

Unë nuk besoj që do të ndodhë një situatë e tillë, për arsye se, Bashkësia Evropiane nuk ka kohë që të merret me një problem të brendshëm, për arsye se problemin serioze e ka me luftën e cila është duke u zhvilluar në Ukrainë dhe kërcënimet i vijnë nga andej”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Krahas kësaj, Zejnullahu përmendi edhe në “luftë të brendshme” mes BE-së për zgjedhjen e liderit të ri.

Image
Fetah Zejnullahu.

Po ashtu, tha se deklarat e Macronit se mund të “vjen një katastrofë e madhe në Evropë”, nuk i shkon për favor as atij as politikave të BE-së.

“Gjithashtu, ekziston një luftë e brendshme politike në Bashkësinë Evropiane, se kush do jetë lideri i Partisë Evropiane, ne nuk e themi që po ndodh sot, apo që ka ndodh prej që ka filluar lufta në Ukrainë, por kjo realisht është që nga historia e Bashkimit Evropian

I pamë edhe deklaratat e presidentit francez, që bien ndesh me politikën e vet apo pozitën e vet edhe me këtë deklaratë, ku tha se po vjen një katastrofë e madhe në Evropë.

Kjo nuk i bën nder as Macronit as Bashkësisë Evropaine, këto janë lufta politike të cilat shtetet e mëdha në Evropë, luftojnë se kush do të jetë ai i cili do ta udhëheq Bashkësinë Evropiane apo kush do të ushtrojë ndikim më të madh”, nënvizoi ai.

Më tej, eksperti i sigurisë tregoi se kur mund të ketë një luftë të madhe, e këtë e ndërlidhi me luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

“Përndryshe, një luftë e përmasave të mëdha mund të ndodhë, atëherë kur lufta mund të jetë projekt i superfuqive të mëdha apo nëse lufta në Ukrainë del jashtë kontrollit.

Nëse kjo luftë, del jashtë kufijve të Ukrainës, dhe nëse hipotetikisht preken shtetet anëtare të NATO-s, nga kjo luftë, atëherë do të kemi një situatë mjaft të ndërlikuar, ku siguria do të kërcënohet jo vetëm në këtë rast, mes të Kosovës Serbisë, por edhe më gjerë.

Jo vetëm në Ballkan, po edhe më gjerë, sepse atëherë do të dalin ato epshet e politikave ekstremiste të shteteve të ndryshme, të cilat janë të interesuara qoftë në aspektin territorial të përfitojnë apo edhe në aspektin ekonomik”.

Ndër të tjera, komentoi edhe raportet e ndërlikuara mes Kinës dhe Tajvanit, ku është e përfshirë edhe SHBA.

Po ashtu, ai tha se më shumë gjasa ka të ndodhë një luftë mes Bosnjës dhe Serbisë, se mes Kosovës dhe Serbisë.

“Po ashtu, kemi një situatë të mjaft të ndërlikuar mes Kinës dhe Tajvanit, ku atje është e involvuar në aspektin e sigurisë SHBA dhe po që se atje, situata del jashtë kontrollit në aspektin e luftës, atëherë edhe kjo mund t’i jap kontribut kësaj frymë për një luftë të mundshme në rajon.

Por, nuk do të thotë që kjo do të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë, unë mendoj që më shumë ka gjasa të ndodhë mes Bosnjës e Hercegovinës dhe Serbisë, sepse atje është situata më e ndërlikuar”, përmbylli Fetah Zejnullahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat