Avokati shqiptar i ashpër: Serbët, si të ardhur nga stepat, kanë aq të drejtë për Asociacionin sa kanë edhe…!

Politika

Avokati shqiptar i ashpër: Serbët, si të ardhur nga stepat, kanë aq të drejtë për Asociacionin sa kanë edhe…!

Nga: M.Haziri Më: 19 maj 2024 Në ora: 20:37
Spartak Ngjela

Asociacioni mbetet një temë mjaft e ndijshme për Kosovën.

Të papranuar një draft – statut që është në dëm të vendit, e shohin Qeveria e vendit, si dhe qytetarët.

Së fundmi anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të kësaj organizate, që do të mblidhet këtë javë.

Kështu ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

Ka gjasë që ky votim të shtyhet. Shtyrja eventuale vjen si rezultat i ngatërrimit të dy proceseve të pavarura, me ç’rast Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën për ta pranuar draft statutin e Lajçakut dhe për ta dërguar atë në Kushtetuese, në shpërputhje gjithashtu edhe me procesin e dialogut në Bruksel”, ka thënë mes tjerash Ahmeti.

E gjatë ditës së sotme trysninë për Asociacionin e ka bërë edhe Nënsekretarja amerikane, Elizabeth Allen gjatë takimit me presidenten Osmani.

Ajo u shpreh se diskutuam edhe për hapat kryesorë për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në lidhje me këtë trysni të vazhdueshme për Asociacionin në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai tha se Asocacioni është antishqiptarizëm.

Sipas tij serbët, si të ardhur nga stepat, kanë aq të drejtë për asocacion sa kanë edhe romët në Shqipëri të drejtë të bëjnë një asocacion kundër shqiptarëve.

“Asocacioni është antishqiptarizëm.

Sllavët janë të ardhur në Gadishullin Ilirik, kurse ne shqiptarët jemi superfuqia ilirike e Gadishullit Ilirik.

Serbët, si të ardhur nga stepat, kanë aq të drejtë për asocacion sa kanë edhe romët në Shqipëri të drejtë të bëjnë një asocacion kundër shqiptarëve” u shpreh Ngjela për “Bota sot”.

Kujtojmë që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat