FSK-ja të mos bëhet pjesë e pazareve politike

Politika

FSK-ja të mos bëhet pjesë e pazareve politike

Nga: Diana Bunjaku Më: 12 korrik 2016 Në ora: 16:19
FSK

“Serbia ushtron veto për mos miratimin e akteve juridike, kur bëhet fjalë në Parlamentin e Kosovës, si në rastin e FSK-së në FAK. Amerika si mike e jona, tani po i vëren pengesat që po i bën lista serbe. Dhe është shumë e kuptueshme që instruksionet nga ana e zyrtarve të lartë amerikan, që të dielën e vizituan Ministrinë e Forcës së Sigurisë ishin që të bëhet intervenim- ndryshim në legjislacionin Kushtetues të Kosovës, e cila e thjeshtëson mënyrën e shndërrimit të FSK -së në FAK, pa pasur rol vendimtarë (veto) lista serbe”, ka thënë Hajrullah Tërnava.

Transforimi i FSK –së, në Forca të Armatosura, shpesh herë është bërë temë debati, në aspektin se përse po zvarriten ndryshimet kushtetuese dhe ligjore. Debati është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas vizitës dhe deklaratës që bëri, Zëvëndës Asistentit të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve Mishel Karpenter në MFSK.

“Ne kemi luajtur rol të rëndësishëm duke përkrahur MFSK ,në hartimin e Rishikimit të Strategjisë së Sektorit të Sigurisë në Kosovë (RSSSK), dhe ne jemi krenar që është punuar në planifikimin e transfomimit të FSK-së, që një ditë ajo të jetë Forcë e Armatosur e Kosovës, si forcë që do të mbron integritetin dhe sovranitetin e vendit. Ne jemi që i tërë ky proces të shkon përmes procesit kushtetuese dhe ndryshimeve ligjore, sipas meje proces i përgaditur shumë mirë. Ne biseduam sot këtu edhe për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe SHBA-ve, në veçanti në fushën e ushtrimeve, trajnimeve, shkollimit, bashkëpunimit me Komandën e Ushtrisë së SHBA-ve për Evropë dhe posaqërisht me Gardën Kombëtare të Ajovës, në bazë të Programit të Partneritetit Shtetrorë i cili është një program i gjerë bashkëpunimi”, ka deklaruar Karpenter.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat