Kosova ka nevojë për një opozitë konstruktive, korrektuese dhe bashkëpunuese e cila çdoherë është e gatshme të ofroj zgjidhje alternative për vendin. Leon Duhanaj analist politik ka thënë se zgjidhja e problemeve themelore, jetike të qytetarëve të Kosovës, për fat të keq, jo vetëm tani, por në vazhdimësi, ka dështuar të jetë prioritet thelbësorë i politikës. “Shumë shpesh në mungesë të alternativave dhe në mungesë të projekteve të çarta për zhvillim të gjithmbarshëm, kemi ditë të prodhojmë tema për t’i shfrytëzuar si alibi, për dështime të vazhdueshme. Sot në këtë kohë kur bota avancon me zhvillime të natyrave më të ndryshme, në ënde prioritet kemi mënyrat se si ta mbajmë, përkatësisht fitojmë pushtetin”, ka thënë Duhanaj. Sipas tij, përderisa qytetarët tanë luftojnë për ekzistencë. Nuk ka asgjë ma dëshpëruese se sa më qenë në zemër të Evropës e popullata me jetua më standard afrikan. “Në kushte normale, nëse një qeverisje nuk arrin të tregoj performancë pozitive, atëherë është opozita ajo që e korrigjon atë duke ofruar program alternativ dhe duke e sfiduar atë në vazhdimësi në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për qytetarët dhe vendin. Për fat të keq tek ne një opozitë e tillë nuk ekziston”, ka thënë Duhanaj. Ai ka shtuar se opozita në vend që të kryej punën e vet si korrektuese e pozitës, ajo bën të kundërtën. “ Opozita sajon çdo lloj teme duke përdorur çdo lloj mënyre, madje edhe të kundërligjshme , me qëllimin e vetëm, ardhjen në pushtet me çdo kusht. Nuk e di edhe një vend në botë ku një opozitë të bëhet shkaktare e pengimit të zhvillimit normal të shtetit, siç e bën opozita kosovare. Ka shkuar aq larg sa të verbuar pas pushtetit, nuk janë në gjendje as ta bëjnë më dallimin çka është mirë dhe çka keq për vendin. Thirret në emër të popullit edhe pse e din se ky popull po e kupton çdo dit formën joparimore të qasjes së saj duke mos i besuar më”, ka thënë Duanaj. Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për një qeveri të aftë, të përgjegjshme dhe efikase, e cila projekton çartë të ardhmen e vendit dhe qytetarëve. “Kosova po ashtu ka nevojë për një opozitë konstruktive, korrektuese dhe bashkëpunuese e cila çdoherë është e gatshme të ofroj zgjidhje alternative për vendin. E ardhmja ndërtohet vetëm duke bashkëvepruar, assesi me shantazhe e me luftë të pa kompromis dhe joparimore për pushtet”, ka thënë analisti politik Duhanaj.