Haradinaj paralajmëron protesta në rast të ratifikimit të Demarkacionit

Politika

Haradinaj paralajmëron protesta në rast të ratifikimit të Demarkacionit

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 14:49
Konferenca

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj thotë se e mirëpret organizimin e debatit për demarkacionin me Malin e Zi.

Në një konferencë për media, kreu i AAK-së ka insistuar se kufiri më Malin e Zi është vendosur brenda territorit të Kosovës, dhe për këtë Haradinaj thotë se pret që të bindet edhe kryeministri dhe deputetët e tjerë në debatin i cili pritet të mbahet më 3 gusht.

Haradinaj ka thënë se miratimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, do të çonte në organizimin e protestave për kundërshtimin e kësaj marrëveshje.

Sipas Haradinajt, ka njerëz që kanë përhapur propagandë për çështjen e demarkacionit, duke pretenduar se kjo është një punë e kryer.

Ndërsa gjatë kësaj konference të AAK-së, është njoftuar se disa qytetarë të Fushë Kosovës kanë aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat