Berisha: Kosova kurrë nuk ka qenë më e rrezikuar nga terrorizmi se sa tani

Politika

Berisha: Kosova kurrë nuk ka qenë më e rrezikuar nga terrorizmi se sa tani

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 20 korrik 2016 Në ora: 11:42
Zafir Berisha

Zafir Berisha, deputet nga Nisma për Kosovën, dhe anëtarë i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Prishtina me të drejtë është futur në mesin e vendeve të rrezikuara nga terrorizmi, dhe minimizimi i këtij fakti nga disa faktor në Kosovë, sipas tij bëhet që t`i shërbehet terrorizmit.

“Prishtina me të drejtë është futur në mesin e vendeve të rrezikuara nga terrorizmi, dhe minimizimi i kësaj të thëne nga disa faktor në Kosovë, është që t`i shërbehet terrorizmit. Kjo çështje duhet të merret tepër seriozisht, sepse Kosova nga këndvështrimi im kurrë nuk ka qenë më e rrezikuar nga ky fenomen sadist. Institucionet mund të bëjnë shumë dhe po dua të besoj, se kanë të dhëna për individë të caktuar që lidhen me terrorizmin. Duhen lënë spektaklet mediale, për poena politike dhe duhet shumë seriozisht të merren me këtë dukuri tepër shqetësuese dhe shumë të dëmshme për perspektivën evropiane të vendit tonë”, shprehet ai. Tutje, deputeti Zafir Berisha, thotë, se ka një grup të madh të shqiptarëve, që publikisht solidarizohen me aktet barbare, andaj kjo sipas tij, është një indikacion për institucionet që të veprojnë për t`u mbrojtur nga terrorizmi. “Indikacionet tashmë janë publike. Ke një grumbull të madh mbeturinash njerëzore, që flasin shqip dhe që publikisht solidarizohen me aktet barbare, prandaj duhet të veprohet shumë shpejt, sa nesër mund të jetë vonë. Kjo farë e keqe e njerëzimit është çdo ditë evidente nëpër rrugët e qyteteve që me imazhin prej majmunëve e identifikojnë veten si mbështetës të një firme që nuk është as fetare e as kombëtare”, është shprehur deputeti Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat